Këshilli Drejtues
i IRDK-së, i kryesuar nga Kryetari i IRDK-së, e ka mbajtur mbledhjen e parë pas
zgjedhjeve në Kuvendin e VIII-të zgjedhor. Anëtarët e Këshillit Drejtues janë
pajtuar që rendi i ditës së kësaj mbledhje të jetë: Fjala hyrëse e kryetarit të
IRDK-së, Zgjedhja e Kryesuesit të Këshillit Drejtues, Zgjedhja e
Zëvendëskryetarit të IRDK-së, Zgjedhja e dy Nënkryetarëve të IRDK-së, Zgjedhja
e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Sekretarit Organizativ. Zgjedhja e
Përgjegjësit Financiar, Zgjedhja e anëtarëve tjerë të Kryesisë dhe të Ndryshme.
Në fjalën hyrëse,
kryetari i IRDK-së, ka veçuar ngjarjet kryesore politike gjatë periudhës 1 vjet
e gjysmë sa IRDK është në Qeveri. Ai është përqendruar të premtimet e dhëna
duke u ndalur te secili premtim dhe duke treguar progresin dhe pengesat e
paraqitura. Edhe deputeti Fridon Lala ka mbajtur një fjalë para anëtareve të
Këshillit Drejtues. Edhe deputeti Lala ka veçuar zhvillimet kryesore të
komuniteti Egjiptian gjatë kësaj periudhe duke i përmendur progresin që ka
ndodhur dhe problemet që na presin për të ardhmen.
Përmes votimit të
fshehtë, Kryesues i Këshillit Drejtues është zgjedhur Astrit Shala.
Zëvendëskryetar i
IRDK-së është zgjedhur Fridon Lala, ndërsa Nënkryetar të IRDK-së janë zgjedhur
Valmir Rama dhe Hysnije Berisha.
Sekretar i
Përgjithshëm është zgjedhur Muharrem Asllani dhe Sekretar organizativ është
zgjedhur Mergim Neziraj. Përgjegjës Financiar është zgjedhur Skender Qorri.
Koordinatore për Gratë në IRDK është zgjedhur Mirjeta Qehaja, Koordinator për
Rini është zgjedhur Jeton Rrahmani dhe Koordinator për Diasporën është zgjedhur
Eros Gashi. Zëdhenëse e IRDK-së është zgjedhur Aida Morina.
Kryesia e IRDK-së
tani ka këtë përbërje:
- Elbert Krasniqi, Kryetar
- Fridon Lala, Zëvendëskryetar
- Valmir Rama, Nënkryetar
- Hysnije Berisha, Nënkryetare
- Astrit Shala, Kryesues i KD
- Muharrem Asllani, Sekretar i përgjithshëm
- Mergim Neziraj, Sekretar organizativ
- Skender Qorri, Përgjegjës financiar
- Mirjeta Qehaja, Forumi i gruas
- Jeton Rrahmani, Forumi rinor
- Eros Gashi, Koordinator për diasporë
- Aida Morina, Zëdhënëse
- Avdyl Berisha, Anëtar
- Lush Çukaj, Anëtar
- Idriz Murtezi, Anëtar
- Kreshnik Beqiri, Anëtar
- Arjeta Shala, Anëtare
- Sali Berisha, Anëtar
- Gazmend Qyqalla, Anëtar