Në prag të 24
Qershorit, Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian në Kosovë, Kryeministri i
Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka organizuar tryezë diskutimi lidhur me gjendjen
e komunitetit Egjiptian.
Në tryezën e
përbashkët në të cilën morën pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,
zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Emilija
Redžepi, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi,
deputeti i Kuvendit të Republikës, z.Fridon Lala, këshilltarja e kryeministrit
znj.Elizabeth Gowning, përfaqësues politikë, përfaqësues të institucioneve e të
shoqërisë civile si dhe shërbyes civil.
Kryeministri i
Kosovës theksoi se ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me komunitetin
gjatë vitit, i cili për nga bashkëpunimi politik me siguri ishte në nivel të
shkëlqyeshëm, por edhe me komunitetin përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve
brenda Zyrës së Kryeministrit, ku natyrisht që mund të bëjmë shumë punë të mira
në të ardhmen, tha kryeministri në hapje të tryezës së organizuar nga Zyra për
Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.
Duke i
falënderuar për kontributin shumë të vlefshëm në ndërtimin e Kosovës, kryeministri
Kurti shprehu mirënjohje edhe për gatishmërinë e përfaqësuesve të komunitetit
për të vazhduar bashkëpunimin me Zyrën e Kryeministrit.
Kryeministri ka
përmendur realizimin e kuotës për punësim në institucione, bursat për 100
nxënës për studime në fakultetin e Edukimit, 500 bursa për student.
Në këtë takim
kanë diskutuar edhe zëvendëskryeministrja e Kosovën Emilija Redzepi, Ministri i
MAPL Elbert Krasniqi, deputeti Fridon Lala, të cilët kanë përmendur hapat
konkret të Qeverisë, problemet që e preokupojnë komunitetin si dhe pengesat për
zyrtarizimin e 24 Qershorit në Ligjin për festat zyrtare. Kanë diskutuar edhe ërfaqësues
të shoqërisë civile Mirjeta Qehaja, Gazmend Qyqalla, dhe shërbyesit civil si shefi
i Zyrës për komunitete në Rahovec Lendrit Qeli, shefi i Zyrës për komunitete në
Gjakovë Armend Behluli të cilët kanë shprehur konsiderata për Qeverinë e cila
është e gatshme që të dëgjoj dhe kanë shprehur opinionet e tyre për problemet
aktuale siç është banimi, varfëria, papunësia dhe probleme tjera të komunitetit
Egjiptian në Kosovë.