Zgjedhen strukturat e reja në degën e IRDK-së në Istog

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e shtunë, 07 maj 2022

Përmes votimit të fshehtë, kryetar i degës së IRDK-së në Istog është zgjedhur Lush Çukaj, i cili deri më tani ka ushtruar pozitën e nënkryetarit të degës. Nënkryetar i parë është zgjedhur Valmir Rama, Nënkryetar i dytë është rizgjedhur Smajl Zikolli dhe Sekretare Organizative është zgjedhur Valbona Hajrizaj.

Kuvendi i VIII-të zgjedhor i IRDK-së, dega në Istog, ka mbajtur mbledhje në të cilën janë zgjedhur strukturat drejtuese të kësaj dege në komunën e Istogut. Kryetari i deritanishëm i degës së IRDK-së në Istog, Abedin Neziraj ka përmendur zhvillimet kryesore në katër vitet e fundit sa e ka drejtuar këtë degë. Ai ka përmendur zvogëlimin e dallimeve politike, fitoren në dy palë zgjedhje parlamentare të mbajtura në vitin 2019 dhe 2021 dhe pakënaqësinë me rezultatin e zgjedhjeve lokale që u mbajtën në fund të vitit të kaluar. Ai falënderoj shumë të gjithë bashkëpunëtoret e Kryesisë së degës që punuan gjatë kësaj periudhe dhe kryetarin e IRDK-së për mirëkuptimin që ka treguar.

Përmes votimit të fshehtë, kryetar i degës së IRDK-së në Istog është zgjedhur Lush Çukaj, i cili deri më tani ka ushtruar pozitën e nënkryetarit të degës. Nënkryetar i parë është zgjedhur Valmir Rama, Nënkryetar i dytë është rizgjedhur Smajl Zikolli dhe Sekretare Organizative është zgjedhur Valbona Hajrizaj.

Kuvendi i VIII-të zgjedhor gjithashtu ka zgjedhur 15 anëtarë të Kryesisë dhe 15 delegatë të cilët do të përfaqësojnë degën e Istogut në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor.

Në punimet e Kuvendit ka marrë pjesë edhe deputeti Fridon Lala dhe Zyrtari Financiar i IRDK-së Skender Qorri.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj