Në 21 vjetorin e
themelimit të IRDK-së, në Gjakovë, në prani të aktivisteve të IRDK-së është
shënuar kjo ditë e veçantë për IRDK-në dhe për komunitetin Egjiptian.
Kryetari i
IRDK-së, Elbert Krasniqi, theksoi se 21 vite të ekzistimit të IRDK-së janë të
gjata për veprimtari politike të cilat pa dyshim se kanë lënë gjurmë në
historinë e komunitetit Egjiptian. Ai ka kujtuar themeluesit e IRDK-së, Beslim
Hotin, Avdulla Qafanin, vëllezërit Kerrshi, Ibish Bajramin, Imer Alijaj,
Gazmend Dervishi, Ramë Berisha e shumë veprimtar tjerë të cilët patën guximin
që në kohë shumë të vështira të marrin përgjegjësi për komunitetin.
Edhe deputeti
Fridon Lala ka kujtuar veprimtarët e parë politik të cilët kanë lënë trashëgimi
politike te gjeneratat e reja të cilët e kanë rrugën e trasuar për veprimtari
politike në dobi të komunitetit.
Në këtë
manifestim kanë folur edhe themeluesit e IRDK-së, Xhevdet Neziraj, Ramë Berisha
dhe Fazli Stollaj.
Në këtë datë të rëndësishme
për IRDK-në ka filluar funksionimi i zyrës së degës së IRDK-së në Gjakovë.