Sot janë bërë
tetë vite që është ndarë nga jeta Imer Alijaj. Kryetari i IRDK-së, Elbert
Krasniqi, me bashkëpunëtor dhe familjar kanë bërë homazhe te varri ku pushon tash
e tetë vite Imer Alijaj. Tetë vite janë të gjata por neve na duket se dje është
ndarë nga ne Imeri, theksoi kryetari Elbert Krasniqi. Ai shtoi se vetë fakti që
ky vend ka qenë i vogël për njerëzit që i dhanë lamtumirën e fundit tregon se
Imeri ishte njeri i dashur për të gjithë.
Imer Alijaj kishte
studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe kishte diplomuar duke fituar gradën
e inxhinierit të makinerisë. Ai e dha kontribut të veçantë në LDK gjatë viteve
të '90 duke qenë aktiv në strukturat e ndërtuara të asaj kohe. Në vitin 1999 me
guximin e tij doli në mbrojtje te të drejtave lirive të popullit të tij duke
qenë themelues i Shoqatës ''Shqiptaro-Egjiptiane''. Imeri me vizionin e tij
ndërtoi koncepte të qarta programore në IRDK duke e trasuar rrugën e
Egjiptianëve të Kosovës në integrim në institucione të Kosovës, në promovimin e
identitetit kombëtar dhe në avancimin e pozitës së tyre në shoqërinë e Kosovës.
Imer Alija vdiq
në moshën 55 vjeçare, me 4 Mars të vitit 2014. I përhershëm mbetet kujtimi për Imer
Alijaj një ndër themeluesit e IRDK-së dhe intelektual e vizionar i rrallë në
mesin e komunitetit tonë.