Mbahet Mbledhja e Kryesisë së IRDK-së

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e shtunë, 25 dhjetor 2021

Në mbledhjen e Kryesisë së IRDK-së, e kryesuar nga kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi, është bërë një përmbledhje e punëve të vitit 2021, janë përcaktuar objektivat për vitin 2022 dhe është diskutuar lidhur me Strategjinë e komuniteteve Romë dhe Ashkali.

Në mbledhjen e Kryesisë së IRDK-së, e kryesuar nga kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi, është bërë një përmbledhje e punëve të vitit 2021, janë përcaktuar objektivat për vitin 2022 dhe është diskutuar lidhur me Strategjinë e komuniteteve Romë dhe Ashkali.

Kryetari i IRDK-së, fillimisht ka përkujtuar dhe ka shprehur konsiderata të larta për anëtarin shumëvjeçar të IRDK-së Ramiz Zizakun për të cilin tha se ishte shtylla kryesore e IRDK-së në vitet më të vështira të IRDK-së dhe se do të na mungon shumë. Ai ka raportuar lidhur me punët e ministrisë të cilat kanë qenë me fokus te komuniteti Egjiptian. Ai ka numëruar projektet e realizuara nga MAPL nëpër komuna të ndryshme që në të ardhmen pritet të përmirësojnë jetën e komunitetit. Krahas detyrave tona në Ministri dhe Qeveri, fokusi ynë mbetet komuniteti. Ai përmendi edhe projektet e miratuara në buxhetin e Kosovës, bursat për mësimdhënësit e ardhshëm të komunitetit, mundësitë e mira për rritjen e numrit të pjesëtarëve të komunitetit në polici e FSK.

Deputeti Fridon Lala ka përmendur punët e realizuara për këtë periudhë nëntë mujore në Parlamentin e Kosovës. Ai ka përmendur përfshirjen e projekteve kapitale në buxhetin e Kosovës të cilat do të realizohen vitin e ardhshëm, asistencën e ofruar për përfituesit e masave të Qeverisë së Kosovës, Inicimin për amandamentim të Ligjit për festa zyrtare dhe punë tjera të realizuara gjatë këtyre muajve.

Për punët e realizuara në Ministrinë e Drejtësisë, Shëndetësisë, MAPL-së kanë raportuar këshilltarët e angazhuar në këto ministri.

Lidhur me objektivat për vitin e ardhshëm është vendosur që të fillohet me punë më të madhe në strukturimin e partisë, koordinimin më të mirë me të angazhuarve në institucione, angazhimin e stafit mbështetës në zyrën e IRDK-së dhe adresimin e vazhdueshëm të problemeve të komunitetit.

Në lidhje me Strategjinë e Qeverisë së Kosovës për integrimin e komuniteteve Romë dhe Ashkalinjë, Kryesia e IRDK-së ka vendosur që komuniteti Egjiptian nuk duhet të jetë pjesë e kësaj strategjie për shkak se kjo strategji për sa vite nuk ka evidentuar ndonjë rezultat për komunitetin Egjiptian. IRDK konsideron se problemet e komunitetit të cilat janë të shumta duhet të kenë trajtim sektorial.

Në Mbledhje të Kryesisë kanë qenë të kyçur online Selim Golla dhe Jeton Rrahmani të cilët kanë dhen kontribut me diskutime në këtë mbledhje.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2022 - Fazli Stollaj