Ramiz Zizakut i’u dha lamtumira e fundit

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e mërkurë, 08 dhjetor 2021

Sot në vendlindjen e tij në Pejë ka arritur nga Gjermania trupi i pajetë i Ramiz Zizakut.

Sot në vendlindjen e tij në Pejë ka arritur nga Gjermania trupi i pajetë i Ramiz Zizakut. Në praninë e familjareve, bashkëpartiakëve, miqëve dhe shokëve, në një mbledhje komemorative të organizuar nga IRDK, është përkujtuar jeta dhe veprat e Ramiz Zizakut.

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ka revokuar kujtime nga e kaluara e përbashkët me Ramizin dhe ka dhënë vlerësimet e tij nga këndvështrimi i bashkëpartiakut të Ramizit. Ai kishte burrëri, në rend të parë dhe i përkushtuar për komunitetin e tij sepse ai e donte popullin e tij, ka theksua ministri Krasniqi.

Në këtë takim lamtumirës ka folur edhe deputeti i IRDK-së në Parlamentin e Kosovës, Fridon Lala, Xhevdet Neziraj, Fazli Stollaj dhe familjarët e Ramiz Zizakut.

Në fund është shfaqur një video e punuar nga familja e Ramizit që përmbante fotografi e video nga momente të periudhave të ndryshme të jetës së Ramiz Zizakut.

Ramiz Zizaku është varrosur në ora 15:00, në prani të shumë miqëve e familjarëve, në varrezat e qytetit të tij të lindjes në Pejë.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj