IRDK përgjithmonë krenar me Ramiz Zizakun

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e diel, 05 dhjetor 2021

Ramiz Zizaku u bashkua në kauzën politike të IRDK-së duke dhënë kontribut shumë të madh në organizimin politik të diasporës sonë në Gjermani dhe Zvicër.

Pas një sëmundje të gjatë, me datën 04.12.2021 ka ndërruar jetë veprimtari i orëve të para, Ramiz Zizaku.

Ramiz Zizaku, një intelektual i njohur në Pejë e më gjerë, në vitet ’90 kishte migruar në Gjermani. Gjatë këtyre viteve ishte aktiv në aktivitetet që zhvilloheshin në Gjermani nga mërgata e Kosovës në lidhje me gjendjen e rendë të popullit të Kosovës. Menjëherë pas përfundimit të luftës, Ramiz Zizaku u angazhuar fuqishëm në mbrojtjen e komunitetit të tij.

Ramiz Zizaku u bashkua në kauzën politike të IRDK-së duke dhënë kontribut shumë të madh në organizimin politik të diasporës sonë në Gjermani dhe Zvicër. Angazhimi kryesor i Ramizit mbetet bashkimi i komunitetit tonë të ndarë në Egjiptian dhe Ashkali dhe në rikthimin e IRDK-së në Parlamentin e Kosovës. Në periudhën 5 vjeçare sa IRDK nuk ishte në Parlamentin e Kosovës, Ramiz Zizaku ishte burimi kryesor i motivimit të strukturave të IRDK-së për të qëndruar në skenë dhe për t’u rikthyer në përfaqësimin e komunitetit.

Përpjekjet e pa rreshtura të Ramiz Zizakut për t’u rikthyer në Parlament u arritën në vitin 2019. Kauza e Ramiz Zizkut për bashkim të komunitetit duhet të realizohet nga IRDK dhe të gjitha partitë tjera të komunitetit tonë të ndarë.

IRDK përgjithmonë krenar me kontributin e Ramiz Zizakut për punën e tij të palodhshme, për motivimin e tij të vazhdueshëm dhe për kauzën e tij për komunitetin tonë.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj