Zgjedhjet Lokale janë
treguesi më i mirë i fuqisë politike të partive tona. Subjektet politike nuk
kanë marrë mësim nga jo përfaqësimi komunal në tetë vitet e fundit. Dikur, para vitit 2013,
komuniteti Egjiptas dhe Ashkali ishte i përfaqësuar në Gjakovë, Pejë, Istog,
Fushë Kosovë, Ferizaj, Lipjan. Në këtë mandat, që po përfundon, u tkurr vetëm
në Fushë Kosovë dhe Lipjan.
Në qershor të
këtij viti, IRDK i ftoj në takime të gjitha partitë e komunitetit. Takimet e
thirrura të IRDK-së ishin nxitur nga zëra të arsyeshëm brenda partisë të cilët
interesin partiak nuk e peshonin me interesin e komunitetit. U mbajtën tri
takime dhe në fund nuk u arrit marrëveshje. Draft marrëveshja e ofruar nga IRDK
është në këtë link. Mësimi i vetëm pas katër viteve do të jetë Iniciativa ‘’Ndryshe’’
e Fushë Kosovës, e cila është koalicion në mes të PAI, IRDK dhe PDAK.
Për shkak të mos
emancipimit tonë politik, komuniteti ynë ftohet që të votoj për kandidatët e shpërndarë
nëpër shumë subjekte politike. Kandidatët për kryetar komune nuk hezitojnë të nënshkruajnë marrëveshje e
të bëjnë teatër bashkë me personazhet politik të komunitetit, sa për të mbetur ‘’aktiv’’
në politikë.
Komuniteti ynë
duhet të votoj para se gjithash për kandidatet për asamble komunale në mënyrë
që të kthehet përfaqësimi. Duhet të votohen ata kandidat që vërtetë marrin
përgjegjësi për të përfaqësuar interesat e komunitetit për katër vitet e
ardhshme. Nuk duhet të votohen kandidatët të cilët janë në lista vetëm për të
ushqyer egon e liderit të tyre.
Komuniteti ynë
duhet të votoj kandidatët për kryetar komune të cilët publikisht ofrojnë
program për komunitetin. Ata kandidat të cilët i bëjnë publike platformën
politike e vizitat e tyre te komuniteti dhe i sugjerojnë që të zgjedhin asambleistin
nga partia e tyre, vërtetë meritojnë përkrahje.
Ka kohë të
mjaftueshme deri me 17 Tetor kur votohet. Deri atëherë do të kemi oferta të
shumta. Duhet të kemi kujdes.
Zgjedhja për të
votuar është e drejtë e secilit prej neve. Katër vite janë të gjata.