Duke e ditur rëndësinë e zgjedhjeve
lokale të këtij viti, Kryesia e IRDK-së në mbledhjen e mbajtur me datën 29.05.2021
ka diskutuar për zgjedhje dhe ka vendosur që të bëhet thirrje spektrit politik
që përfaqësojnë komunitetit Egjiptian-Ashkali që të diskutohet për mundësinë e
bashkëpunimit në këto zgjedhje. Duke ditur se shpërndarja e votuesve në pesë
subjekte nuk sjell asnjë dobi në zgjedhjet lokale, IRDK ndien përgjegjësi që
këtë çështje të diskutoj dhe të kërkoj forma të përshtatshme që votuesit e
komunitetit tonë të mos mbesin pa përfaqësim lokal.
Me ftesë të IRDK-së është mbajtur
takimi i parë me datën 08.06.2021 ku është
biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në mes subjekteve politike IRDK, PAI,
PLE, PDAK dhe LpB në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij
viti. Në këtë takim të gjithë jemi pajtuar që bashkëpunimi është ide e mirë dhe
është përkrahur nga të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike. Në këtë
takim jemi pajtuar që të takohemi me datën 15.06.2021 për të diskutuar për
modalitetet e bashkëpunimit.
Me datën 15.06.2021, përfaqësuesit e
IRDK, PAI, PLE dhe LpB, të cilët kanë marrë pjesë në takim, kanë shpalosur në
vija të përgjithshme parimet mbi të cilat mund të bashkëpunojmë në zgjedhjet
lokale.
IRDK konsideron se bashkëpunimi më i
mirë i pesë subjekteve politike në zgjedhjet lokale është lidhja e koalicionit
parazgjedhor në të paktën dhjetë komuna ku është i koncentruar komuniteti egjiptian-ashkali.
Koalicioni duhet të ketë një emër, p.sh. Lëvizja e Bashkuar e Egjiptianëve dhe
Ashkalive dhe bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit përcaktohen listat e
kandidatëve për asamble për secilën komunë.
Të gjitha detajet e funksionimit të
koalicionit gjatë procesit parazgjedhor dhe pas zgjedhor mund të specifikohen
në Marrëveshjen e cila do të nënshkruhej nga pesë subjektet politike.
Kushtet e paraqitura në takimin e dytë
nga PLE, të cilat edhe i kanë bërë publike, janë kushte për të mos arritur
marrëveshje. Është e ditur se subjektet tona politike janë në rivalitet në mes
veti. Përkundër rivalitetit të ashpër që mund të ekzistoj, IRDK nuk e
përjashton asnjërën prej pesë partive politike që të lidhë koalicion. Vetëm
ulja e flamujve partiak në zgjedhjet lokale garanton sukses në politik bërjen e
komunitetit.
IRDK konsideron se bashkëpunimi për
zgjedhjet lokale është i mundshëm. Afati i fundit për regjistrim të
koalicioneve është data 30 qershor prandaj ne do të bëjmë përpjekje që të arrimë
marrëveshje para afatit të përcaktuar.
Të gjitha partitë që përfaqësojnë
komunitetit Egjiptian-Ashkali i kemi ftuar dhe i ftojmë edhe publikisht që me
datën 22.06.2021 të takohemi në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë dhe të prirë
nga parimet e barazisë së të gjitha subjekteve politike të diskutojmë detajet e
bashkëpunimit të mundshëm.
Për të kontribuar për këtë takim,
IRDK iu kemi dërguar draft marrëveshjen për koalicion parazgjedhor në mes
subjekteve politike IRDK, PAI, PLE, PDAK dhe LpB.
Pas më shumë se 20 vite të
organizimit politik të komunitetit është shumë reale që drejtuesit e subjekteve
politike të kenë arritur pjekuri politike për të vepruar drejt në interes të
komunitetit.