Mbahet takimi për mundësitë e bashkëpunim në mes partive politike në zgjedhjet lokale

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e martë, 08 qershor 2021

Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit të këtyre subjekteve politike në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetor të këtij viti.

Sot, me ftesë të kryetarit të IRDK-së, është mbajtur takimi i përbashkët i përfaqësuesve të partive politike që përfaqësojnë komunitetin Egjiptian dhe Ashkali: IRDK, PAI, PLE, PDAK dhe LpB. Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit të këtyre subjekteve politike në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetor të këtij viti. Të gjithë përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike janë pajtuar që në ditët në vijim të provojnë të gjejnë modalitetet e bashkëpunimit në mënyrë që dallimet në mes partive të mos jenë shkaktar i mos përfaqësimit të komunitetit në nivelin komunal.

Të gjithë përfaqësuesit e partive janë dakorduar që të takohen me datën 15.06.2021 ku do të prezantohen qëndrimet lidhur me mundësitë e arritjes së një marrëveshje bashkëpunimi në zgjedhjet lokale. 


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj