Shpallen zgjedhjet e brendshme në IRDK

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e shtunë, 29 maj 2021

Kryesia e IRDK-së iu bënë thirrje të gjitha subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin tonë Egjiptia/Ashkali që të bëjnë koalicion parazgjedhor në mënyrë që ndarjet politike të mos jenë shkaktar i mos përfaqësimit tonë në nivelin komunal.

Në mbledhjen e Kryesisë së IRDK-së, e mbajtur me 29.05.2021, është diskutuar lidhur me gjendjen aktuale politike, manifestimin e 24 Qershorit dhe për zgjedhjet e brendshme në IRDK.

Për gjendjen aktuale politike në IRDK ka folur kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi. Kryetari Krasniqi ka veçuar përfshirjen e kuadrove të IRDK-së në Qeveri dhe në institucionet tjera, objektivat afatshkurtër dhe afatgjata që synohet të arrihen përmes qeverisjes. Edhe anëtarët e Kryesisë kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me situatën aktuale. Është konkluduar që strukturat e IRDK-së të jenë më funksionale në mënyrë që të mos paraqitet vakum në mes qeverisjes dhe pjesëtarëve të komunitetit.

Lidhur me festimin e 24 Qershorit, Kryesia e IRDK-së është e vetëdijshme që kjo festë është e të gjithë komunitetit Egjiptian dhe dallimet politike nuk duhet të shfaqen gjatë manifestimit. IRDK ka formuar Këshillin organizativ i cili do të jetë bashkëpunues me organizatat politike e jo politike të komunitetit për festimin e 24 Qershorit.

Kryesia e IRDK-së ka marrë vendim që të mbahen zgjedhjet e brendshme. Zgjedhjet në nivel të degëve duhet të mbahen deri në fund të muajit Korrik 2021 ndërsa Kuvendi i Përgjithshëm duhet të mbahet në mes të muajit shtator. Kryesia ka aprovuar Udhëzuesin për mbajtjen e zgjedhjeve prej nivelit të nëndegës deri te konstituimi i Kuvendit të përgjithshëm.

Kryesia e IRDK-së iu bënë thirrje të gjitha subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin tonë Egjiptia/Ashkali që të bëjnë koalicion parazgjedhor në mënyrë që ndarjet politike të mos jenë shkaktar i mos përfaqësimit tonë në nivelin komunal.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj