Përkujtohet Imer Alija

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e hënë, 04 mars 2019

Imer Alijaj ishte inxhinier i diplomuar i makinerisë. Ai ishte pjesë e strukturave politike të LDK-së në komunën e Pejës gjatë viteve ’90. Ishte njeri prej intelektualëve të parë që i doli në mbrojtje komunitetit të tij në vitin 1999, atëherë kur po rrezikohen në të madhe ekzistenca e kësaj popullate në Kosovë.

Në përkujtim të Imer Alijajt, veprimtar dhe themelues i IRDK-së, kryetari i Partisë Egjiptiane – IRDK, me bashkëpunëtor dhe familjar, kanë bërë homazhe te varri i te ndjerit.

Imer Alijaj ishte njeri i mirë për familjen e tij dhe për komunitetin e tij, theksoi nder të tjera Elbert Krasniqi, kryetar i Partisë Egjiptiane - IRDK-së.

Nuk mundem të besoj se sa shpejt kanë kaluar pesë vite kur ne mbetem pa shokun dhe veprimtarin tonë, theksoi Xhevdet Neziraj.

Imer Alijaj ishte inxhinier i diplomuar i makinerisë. Ai ishte pjesë e strukturave politike të LDK-së në komunën e Pejës gjatë viteve ’90. Ishte njeri prej intelektualëve të parë që i doli në mbrojtje komunitetit të tij në vitin 1999, atëherë kur po rrezikohen në të madhe ekzistenca e kësaj popullate në Kosovë. Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Ibish Bajrami, Beslim Hoti, Xhevdet Neziraj, Avdulla Qafani, Fatmire Istrefi, Emin Sefaj, Hasan Kershi, Gazmend Dervishi e veprimtar tjerë, themeluan Shoqatën Shqiptaro-Egjiptiane, pararendëse të IRDK-së.

Imer Alija vdiq me 4 mars të vitit 2014 në moshën 55 vjeçare. Ai la pas djem e vajza dhe shumë miq të cilëve në këtë ditë të gjithëve po iu mungon.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj