Te nderuar Anëtarë dhe simpatizues të Partisë
Egjiptiane - IRDK Dega ne Zvicër.
Informim nga Tubimi i mbajtur me 24.02.2019, Anëtarët
e degës se Partisë Egjiptiane IRDK Dega ne Zvicër.
Me angazhimin e tyre dëshmuan besnikërinë ndaj
PARTISË dhe programit te ri. Rezultati:
1. Mbështetja
Financiare - U realizua një mbështetje e fuqishme e financimit. Pritet një
financim me i fuqishëm, nga shume anëtar tjerë qe nuk ishin prezent dhe normal shumë
tjerë qe pajtohen me programin e partisë.
2. Strategjia
e punës për këtë vit 2019 - Kërkohet që çdo anëtarë dhe simpatizuesit e
tjerë qe nuk ishin në Tubim, te kontaktojnë me sekretariatin e degës. Për
koordinim pune. - Anëtarët qe ishin aktiv, vullnetarisht kanë marr detyrën për
te rrit rrjetin e Anëtareve. Në këtë kontekst u formua nëndega e partisë
Egjiptiane IRDK te degës së Zvicrës për Kantonin Obwalden OW, struktura e nëndegës:
Kryetar: Faruk Berisha, Sekretar: Albin Berisha, Arkatar: Turkjan Ibrahimi.
Si mjet pune kemi:
o
Planprogramin
e partisë
o
Lufta
kundër Korrupsionit
o
Nxënësve
e studenteve t’i mundësojmë realizimin e shkollimit.
o
Propaganda
politike, është ti kthehet politika reale popullit, e të Largohet politika premtuese.
3. Të ndryshme - U shpreh dëshira që të
formohet, një grup intern i cili do merret vetëm për Ndihma Humanitare. Me pëlqimin
e gjithë pjesëmarrësve në tubim u zgjedhë Udhëheqësi për Ndihma Humanitare i
cili ka mbështetjen e 7antarve tjerë. Po ashtu ky grup humanitar do te
bashkëpunon me shoqatat tjera humanitare nëse kërkohet nevoja për bashkëpunim.
- Dega jonë ka bashkëpunua ne dy projekte me
Asociacionin Penda e Diturisë, Asociacion ky qe mbështet të rinjtë e Kosovës për
shkollimin e tyre. Asociacioni në fillim të këtij viti mbështeti 11 fëmijë për
shkollim, me një shumë prej 50euro.
- Kryesia e Partisë Egjiptian dega ne Zvicër u
zgjerua, kështu qe ne kryesi te degës u përfshinë: Fatlum Kaliqani, Shaban
Imeraj, Nehat Berisha, Hasan Zezaku, Arian Imeraj, dhe Qaush Zikollaj.
- Thirren gjithë ish anëtaret e IRDKs dhe ata
qe dëshirojnë qe kjo parti të na përfaqësoj në parketin e politikes, qysh tani
te fillojnë me mbështetjen. Pra me pagim te anëtarësisë dhe mbështetje tjera,
sociale e morale.
- U paraqiten vërejtje:
1. Se
ku janë ish të ashtu quajturit liderët e IRDKs qe nga themelimi.
2.
Kryesia e ngushtë e degës të jetë me e gjallë ne bashkëpunim me degët tjera.
- Thirrja për një manifestim te përbashkët për
ditën e Egjiptianëve Kosovar me datën 23 Qershor 2019 në Winterthur. Prapë së
bashku me Asociacionin Penda e Diturisë, do kemi rastin te krijojmë një projekt
festimi. Prandaj ju Thërrasim qe te kontaktoni me ne dhe te organizojmë: Turnin
Futbolli Kupa Egjiptiane Lojëra për rini, lojëra te vjetra, dhe po ashtu
koncert . Gjithë ju qe mendoni se doni te kontribuoni ne këtë organizim festimi
ju lutem lajmërohuni tek FB Penda e Diturisë të cilët janë përgjegjës kryesor.
Po krijojmë rrugën e ardhmërisë.