Në 10 vjetorin e ndarjes prej jetës së
veprimtarit Mujë Qakolli, Kryesia e Partisë Egjiptiane – IRDK, në bashkëpunim
me familjen Qakolli kanë përkujtuar jetën dhe veprën e veprimtarin nga Peja,
Mujë Qakolli.
Në varrezat e qytetit në Pejë, Kryesia e partisë
Egjiptiane – IRDK e prirë nga kryetari Elbert Krasniqi, bashkë me familjarë,
kanë bërë homazhe tek varri i veprimtarit Mujë Qakollit. Kushtrim Qakolli, i
biri i Mujë Qakollit i falënderoj të pranishmit dhe revokoj kujtime dhe porosi
që kishte lenë prindi sidomos për arsimimin e brezave të rijnë në familje dhe
në komunitet.
Mustaf Myrtaj, Kryesues i Këshilli Drejtues
dhe një nder bashkë veprimtaret e Mujë Qakollit, pasi foli për personalitetin e
Mujës, ndër të tjera theksoi se, në kohën kur i ndjeri Mujë Qakolli punonte për
Egjiptianët shumica e njerëzve tanë as që kanë guxuar të deklarohen Egjiptian,
prandaj nëse dikush ka merita të mëdha për komunitetin tonë, ai është Mujë
Qakolli.
Xhevdet Neziraj duke përkujtuar veprën e Mujë
Qakollit, ai theksoi se Muja ishte personalitet që ka ditur të gjykoj drejt në secilën
situatë. Ai edhe në momente të vështira e porositi popullin se në cilin krah
duhet të rreshtohen, dhe për këto veprime janë lenë edhe dëshmi të kohës.
Pas homazheve, Kryesia e Partisë Egjiptiane –
IRDK dhe familjaret kanë vazhduar me një takim ku janë revokuar kujtime për
Mujë Qakollin dhe është biseduar për situatën aktuale të komunitetit.