Mbahet takimi i radhës i Kryesisë së Partisë Egjiptiane - IRDK

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e diel, 16 dhjetor 2018

Me shumicën prezente, u miratua formimi i 5 Grupeve Punuese me propozim të Kryetarit.

Me datën 10.11.2018, kryesuar nga Kryetari i Partia Egjiptiane - IRDK z. Elbert Krasniqi në Pejë është mbajtur takimi i radhës i Kryesisë me këtë rend dite:
1. Formimi i 5 Grupeve Punuese dhe 
2. Të tjera

Me shumicën prezente, u miratua formimi i 5 Grupeve Punuese me propozim të Kryetarit të partisë, të cilat do të jenë:

1. G. P Imazhi dhe Dinamika e Partisë,
2. G. P Raporti i Drejtëpërdrejtë me Qytetarin (Rrafshi i Dukagjinit),
3. G. P Raporti i Drejtëpërdrejtë me Qytetarin (Rrafshi i Kosovës)
4. G. P Lista Zgjedhore
5. G. P Financimi i Subjektit

Gjithashtu janë caktuar edhe antarët e këtyre grupeve, të cilat do të fillojnë punën sa më parë që të jetë e mundur.
U propozua nga z. Fazli Stollaj që kryetari i Partisë z. Elbert Krasniqi të jetë edhe koordinator i këtyre Grupeve Punuese, propozim ky që u përkrah nga të gjithë njejtë si vetë formimin e këtyre grupeve.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj