Në takimin e
Kryesisë së IRDK-së të mbajtur me datën 09.06.2018 në Gjakovë është diskutuar
lidhur me Kuvendin e VII zgjedhor që do të mbahet me 1 Korrik të këtij viti.
Kryesia e IRDK-së
janë dakorduar për degët në Klinë dhe Fushë Kosovë. Deri me së largu me 20
qershor duhet të zgjedhën drejtuesit e degës së Kinës dhe Fushë Kosovës. Në
takim është biseduar lidhur me ecurinë e dy dokumenteve strategjike: ndryshimet
e statutit dhe hartimin e platformës. Është vendosur që draft platforma të publikohet
menjëherë në mënyrë që të ketë mundësi që edhe anëtarësia të jetë pjesëmarrëse
e këtij dokumenti. Gjithashtu është vendosur që ndryshimet e statutit të
paraqiten para Kryesisë së IRDK-së me datën 23.06.2018.
Në këtë takim
është vendosur që Kuvendi t’i zhvilloj punimet në Gjakovë duke filluar me punë
në ora 11:00.