IRDK ka zgjedhur që fushatën zgjedhore të
fillon në Istog. Në praninë e rreth 150 simpatizantëve të IRDK-së, është
shpalosur programi zgjedhor i IRDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit. Kryetari i
IRDK-së z.Elbert Krasniqi ka deklaruar se ka ardhur koha për t’i dhënë fund
përfaqësimit të keq që zgjati më shumë se 5 vite. Kryetari Krasniqi është
zotuar që do IRDK mbetet e përkushtuar për adresimin e problemeve të shumta të
komunitetit. Barazia sociale, Arsimimi, Punësimi, Mbështetja e Bizneseve deh mbështetja
në infrastrukturë janë prioritetet kryesore të IRDK-së. Edhe zëvendës kryetari
i IRDK-së z.Fridon Lala ka paraqitur vizionin e qartë të IRDK-së për të
përfaqësuar komunitetin në Parlamentin e Kosovës.
Të pranishmit kanë dëgjuar edhe paraqitjen nga kandidatëve të IRDK-së që
vijnë nga komuna e Istogut. Luljeta Shabaj, Fazli Stollaj, Smajl Zikolli,
Albiona Halimaj dhe suad Musollaj janë kandidat për deputet nga komuna e
Istogut.