Vazhdojnë takimet me anëtarësinë

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e enjte, 25 prill 2019

Tani e pesë vite, komuniteti ynë ka pasur ngecje të mëdha sa i përket punësimit, infrastrukturës, banimit, theksoj kryetari Elbert Krasniqi.

Kryetari i Partisë Egjiptiane – IRDK Elbert Krasniqi, i shoqëruar me Kryesuesin e Këshillit Drejtues Mustaf Myrtaj, janë takuar me anëtarësinë e kësaj partie në Zallq të komunës së Istogut. Kryetari Elbert Krasniqi ka folur për dobësitë e përfaqësimit të komunitetit tonë duke treguar argumente konkrete. Tani e pesë vite, komuniteti ynë ka pasur ngecje të mëdha sa i përket punësimit, infrastrukturës, banimit, theksoj kryetari Elbert Krasniqi. Ai theksoi nevojën që ky grup interesi të largohet në zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që përfaqësimi të vendoset në binar.

Kryesuesi i Këshillit drejtues Mustaf Myrtaj ka treguar arsyet e largimit të tij dhe të tjerëve nga PLE, duke e venë theksin në keqpërdorimin e financave nga kryetari i PLE. Ai theksoi se komuniteti ka nevojë të përfaqësohet nga intelektualet e jo nga njerëz që në politikë janë për interesa personale. Ai para të pranishmëve ofroj argumente të keqpërdorimit financiar nga kryetari i PLE-së.

Të pranishmëve iu drejtuan edhe Suad Musollaj, sekretar i degës së Istogut dhe Smajl Zykolli, anëtar i Kryesisë së degës. Suad Musollaj theksoj nevojën e një dinamike më të lartë sa i përket kontakteve me anëtarësinë në mënyrë që të krijohet afërsi mes veti. Edhe Smajl Zykolli theksoj vështirësitë që sot i ka komuniteti për shkak të mos përfaqësimit tonë në komunën tonë.

Të pranishmit kanë konfirmuar mbështetjen për IRDK të cilët tradicionalisht e votojnë.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj