dr M. Courthiade
INALCO PARIS
ELEMENTE REFLEKTIMI MBI
BALLKANO-EGJIPTIANET
Në prag të këtij shekulli, kur disa vizione na dukeshin
të fiksuara mirë, mjaft gjëra vihen përsëri në dyshim, midis të tjerash peizazhi
njerëzor i Evropës, për shembull del si pyetje nëse është e mundur “të
zbulohej” në Europë një minoritet prej qindra e mijëra shpirtrash.
Kriza jugosllave jo vetëm na tregoi se po, por edhe
ripruri si pyetje teorike se çfarë është një minoritet kombëtar, bile nëse
ekziston apo jo një përcaktim i vetëm i këtij nocioni, i vlefshëm për çdo
minoritet. Deri në mes të shekullit 19, një minoritet kuptohej si një grup që
dallohej nga mazhoriteti për arsye fetare (koncept që ka mbijetuar edhe në disa
treve të Jugosllavisë deri më sot), kurse më vonë, minoriteti u përcaktua me
anë të etnisë, të gjuhës e të kulturës, dokeve e zakoneve. Mirëpo doli se edhe
ky koncept në disa raste nuk është i mjaftueshëm për të pasqyruar të gjitha
aspektet e të qenit minoritar. Ngjarjet e trishtueshme që kanë dhimbsur kaq
shumë Jugosllavët kanë drejtuar dritën e aktualitetit mbi Ballkan, duke nxitur edhe
reflektimin në këtë fushë: ndërsa shtypi rimerrte gati njëzëri havazin e gjoja
ngatërresës shpresëhumbur e të pakuptueshme të minoriteteve ballkanike e
rivendoste në modë fjalën bastarde të “ballkanizimit”, analiza shkencore
tregonte se është pothuaj gjithnjë e mundur të paraqiteshin grupet etnike në
një listë të caktuar[1], edhe
pse një paraqitje e tillë ngjall shpesh mjaft diskutime, nisur nga fakti që jo
rrallë numri e emri i grupeve ndryshon nga një burim në tjetrin. Pikat e
mospajtimit janë sidomos të lidhura me mënyrën e trajtimit të grupeve;
faktikisht ekzistojnë:
-
grupe jo shumë të mëdha dhe/ose "të padukshëm",
por nganjëherë autoktone; mund të flasim për minoritete punktuale për sa i
përket shtrirjes së tyre gjeografike (mund të shtrihen në një, dy ose disa
fshatra; është rasti për shembull i Goranëve në malet Sharr ose i Kajnasëve
afër Korçës);
-
grupe të tjera pa gjuhë specifike, por të konsideruara si
veç nga popullsia mbizotëruese dhe/ose nga ato vete (mund të bëhet fjalë në
disa raste për "kasta" në kuptimin e gjerë të fjalës) – është rasti i
"Egjiptianëve" që janë objekti i këtij artikulli;
-
emigrantët, më të herët ose më të vonshëm;
-
grupet që, sipas disa burimeve, dallohen nga njëri tjetri
por që, sipas burimeve të tjera, përbëjnë vetëm një etj... (grupe me disa
emërtime ose grupe shumë të afërta njëri tjetrit).
Me gjithë këto mospajtime, është zakonisht e mundur të
gjendet një gjuhë e përbashkët. Plasja e luftës në Dardani (ose Kosovë[2],
Kosova etj...) e pruri për herë të parë emrin e ashkalive, egjiptasëve,
evgjitëve, jevgjëve e grupeve të tilla, të përzier pak a shumë me rromët (ende
shesh të njohur si “ciganë” ose “gitanë” nga laikët). Duhet vënë dukje që termi
"gitan" i kushtohet në mënyrë ekskluzive botës spanjolle e
jugo-amerikane; që të flasësh për "gitanët" e Jugosllavisë është aq e
saktë sa të flasësh për goranët e Spanjës… Por shushatja e gazetarëve, tani e
mbështetur në këtë kuptim të gabuar të mahnitshëm nga përkthimi i një titulli
filmi me famë botërore do të ishte mirë që t’i detyronte fjalorët të rishikojnë
kolonat e tyre për korrigjim – gjë që nuk mund të pritet nga gazetaret se nuk
janë mësuar të informohen dhe të azhurnojnë njohuritë e tyre...
Njerëzit kompetentë e dinë fare mirë se fjalët rrom e cigan nuk përputhen si kuptim; vetëm disa qarqe e paraqesin fjalën
“rrom” si një formë “politikisht të rregullt" për “cigan”. Marrëdhëniet
midis emrave të këtij tipi e realitetit etnik nuk kanë qenë shpesh e shprehur
qartë[3].
Është ndoshta rasti këtu për ta bërë dhe të shtrojmë pyetjen: A ka një popull
ballkanik i quajtur në Shqipëri jevg ose
evgjit, në Jugosllavi dhe Maqedoni më
shpesh Ashkali, dhe ne Greqi ??pt?? ?
Emra, origjina, etimologji
Me sa mbahet mend, Ashkalitë (ose Hashkalitë[4]) e
kanë përcaktuar vetveten gjithmonë në Jugosllavi si një qenësi e quajtur
Ashkali[5] dhe
tërësisht e ndryshme nga ajo e rromëve, edhe pse fshatarët vendalinj, në
injorancën dhe sidomos në mospërfilljen e tyre, i kanë ngatërruar shumë shpesh
me rromët me të njëjtën etiketë cigani
në serbo-kroatisht dhe magjup në
shqip. Megjithatë, ata ishin emërtuar shpeshherë edhe me një emër të përcaktuar
që kishte për rrënjë një nga format e fjalës "Egjipt" (nëpërmjet
greqishtes): Gjupci, Edupci, Magjup, Jevg, Evgjit etj… ndërkohë që fjala turke
që i përcakton, Kipt, vjen prej të njëjtës origjinë, por nëpërmjet
arabishtes. Dimë që një "Egjiptjan i Prilepit" firmoste më 8 gusht
1867 një apel, i botuar në gazetën "Makedonya" të Stambollit, për
mbrojtjen e këtij komuniteti dhe të drejtave të tij fetare. Në të njëjtën periudhë,
enciklopedisti shqiptar Sami Frashëri përdorte fjalën “Evgjitëri” për të
emërtuar Egjiptin, në enciklopedinë turke prej gjashte volumesh Kamus ul alâl (1900).
Etimologjia e emrave të popujve dhe te grupeve njerëzore
ka tërhequr shpesh vëmendjen e kërkimit onomastik nga pikëpamja e prejardhjes
fillore, por nuk është më pak me interes të ndjekim historinë e tyre fjalëve,
"udhën" e tyre, mund te themi në përdorimin e popujve, sepse ata rrëshqasin
tepër lehtë nga një gjuhë në një tjetër, duke sjellë pas disa shekujsh
keqkuptime, bile me kundërkuptime të rënda, të afta të shërbejnë si pretekst
për barbarizama të ndryshme, siç ka qenë për fat të keq rasti për disa Ashkali
në konfliktin e fundit kosovar, dhe sidomos që prej asaj kohe e më tutje.
Disa prej intelektualëve ashkali filluan të dëgjohen
rreth viteve 80, duke u hequr si origjinarë të Egjiptit - pa qenë i mundur
identifikimi formal i burimeve të tyre. Në ditët tona, disa pohojnë se paskan dëgjuar
për këtë që nga fëmijëria e tyre nga goja e baballarëve (termi “baballarët”
është në fakt i dyshimtë sepse ai emërton jo vetëm prindërit por gjithashtu
autoritetet kanunore; ashkalinjtë janë shumë të dhënë pas Kanunit). Siç thonë
ata, baballarët thonin se ata vinin nga "Misiri" (jena ardhë pe
Misiri), por këta të fundit nuk e dinin kuptimin e fjalës "Misir"
ose shihnin në të emrin e një qyteti oriental ose të një krahine të Turqisë. Më
vonë, ata zbuluan se flitej për Misir, dmth
"Egjipt" në turqisht. Në fakt Egjipti në atë kohë ishte veç një
krahinë e Turqisë otomane nëqoftëse marrim parasysh kufijtë e atëhershëm. Këtë
lidhje e vërteton edhe etimologjia e fjalës magjup (< m + egjiptian ; cf.
serbo-kroat jedup “Egjiptian”).
Teza më e përhapur në disa qarqe të Ashkalive pohon që prejardhësit e tyre
kishin arritur në Ballkan bashkë me Aleksandrin e Maqedonisë - për te cilin,
është e vërtetë që të gjithë kërkojnë një fare atësinë ose gjirësine në këtë
zonë… Ashkalitë e Ferizajt / Uroševac, të
pasur, të fuqishëm nga ana politike dhe myslimanë të organizuar mirë, janë
veçanërisht guximtarë në rindërtimin e tyre të historisë dhe nuk tërhiqen
përballë asnjë anakronizmi, duke thënë për shembull që Aleksandri ka qenë
myslimani i parë… Imagjinata e tyre nuk duhet të lerë të harrohet fakti që
bëhet fjalë për një çështje me rëndësi dhe të dhimbshme për shume persona, për
një temë që ka shkaktuar vdekje njerëzish, dhe që kjo fantazi nuk është gjë
tjetër veçse pasoja e injorancës së tyre, vet pasojë e mosdijenisë së
shkencëtarëve, e cilat rrjedh nga mospërfillja e tyre për këtë popullsi të
përbuzur. Ata nuk kanë hallë që prek dhjetëra mijëra shpirtrash në Dardani,
gati në të njëjtin numër në Maqedoni, akoma më shumë në Shqipëri dhe një numër
të panjohur në Greqi, ne Turqi dhe gjithashtu në Bullgari (qyteti e krahina e
Modonit, në malet Rodope).
Është e qartë që bota shkencore fillimisht nuk e mori
shumë seriozisht këtë etnogjenezë vetëtimë por “kohën e fundit u zbuluam në
Bibliotekën Vatikane dokumente që bëjnë të besueshme që në vitet 306 deri 327
në Maqedoni kanë ardhur Egjiptianë në formën e 150 000 ushtarëve këmbësorë e
150 000 kalorësve” (Pulton, 1995:142)[6]. Ky
zbulim mund të ndryshojë e zhvillojë mendimet. Elemente të tjera në favor të
kësaj teze janë evidencuar nga Duijzings: zbulimi i varreve egjiptiane në malet
e Stogovos (Maqedoni), afër një miniere mangani (Mn) ku sipas traditës orale,
Egjiptianët paskan punuar si skllevër; ikona të tipit kopt nga Egjipti (në
argjil të pjekur) qenkan gjetur në po këtë rajon; dyqane të vegël egjiptiane
shtronin udhën Via Egnatia (nga Durrësi në Konstatinopol); më së fundi festat e
mëdha e Ashkalinjve (të paktën në Maqedoni) janë Shën Naum e Shën Athanas,
fetarë në Aleksandri në shekullin e katërt. Së fundi, Marko Lopušina, i përmendur nga Robertina Ašuri dhe Rubin Zemon (1996:67) flet për një
akt pronësie të nënshkruar në Strugë më datën 5 të muajit Ramadan 1295 (nuk
qartësohet sipas cilit kalendar) midis Arabësh e Koptësh, të quajtur bij të
diellit, pasardhës të Egjiptianëve hemitë që nuk e kishin pranuar asnjëherë
islamizin.
Sot, egjiptasët mbështeten në burime shumë më të hershme
për të forcuar tezën e pranisë së tyre në Ballkan që para erës sonë,
veçanërisht në një ekstrat të Herodotit: "Në Maqedoni Fenicianët e hershëm
shfrytëzonin minierat e arit, që shkrihej në një furrë të posaçme, para ardhjes se kolonëve egjyptianë"
(përmendur nga Rubin Zemon, president i shoqatës ballkanike të egjiptasëve).
Burime të tjera flasin për dymbëdhjetë rrugë të Athinës të banuara nga
egjyptianët që praktikonin zanatet e tyre tradicionale. Tempuj de Izis janë
zbuluar në Ohër (më parë Lyhnidos) dhe në Bitolë (Monastir, më parë Heraklea)
dhe një vulë që tregon zhuzhingën legjendare është gjetur në rajon. Është e qartë
që vazhdimësia midis kësaj pranie kaq të hershme të diasporës së një populli
prestigjoz dhe kujtimeve të paqarta të një popullsie pjesërisht të anësuar,
është e vështirë të vendoset. Teza për një ardhje të tyre në shekullin e katërt
(burimet vatikane të zbuluara nga Hugh Poulton) pas persekutimeve kundër
koptëve e qartëson skenën historike, nëqoftëse imagjinojmë që kontingjenti i
shekullit të katërt erdhi në Ballkan për t’u ngulur atje, duke ditur nga
kolonët e përparme me të cilët ata kishin ruajtur marrëdhënie, që mund të
gjenin një strehë në trevat ballkanike. Por në mungesë dokumentacioni, hipoteza
të tilla i përkasin më tepër rishkrimit të historisë sesa historiografisë e
njohim çfarë gjëmë mund të shkaktojnë prirje të tilla, kur ka pretendime ta zëvendësojnë
historinë.
Në entuziazmin e tyre, disa do të pretendojnë që
egjyptianët e hershëm kishin shqipen si gjuhë kombëtare, që nënshkrimet e tyre
nëpër piramide në Egjypt duhen interpretuar në bazë të shqipes dhe jo prej
gurit te Rosetës (puna gjeniale e Shampolionit do të konsiderohej atëherë si “gjithçka jo të saktë” -
por është e vërtetë që ata që shkruajnë fantazira të tilla nuk njohin as
ekzistencën e Shampolionit dhe as atë të gurit të Rosetës) dhe që janë
paraardhësit e tyre që sollën shqipen nga Egjypti në Shqipëri, ku ua mësuan
Ilirëve. Edhe në kontekstin e injorancës përvëluese ku janë shkrirë e rishkrirë
shumica e rindërtimeve historike të Ballkanit, thënie të tilla janë hutuese.
Megjithatë për të shfajësuar Ashkalo-egjiptasët, duhet theksuar që ata nuk janë
autorët e këtyre legjendave : ato u lëshuan nga një i ashtuquajtur filolog
italian me origjinë arbëreshe, Xhuzepe Katapano, që mbas 20 vjet “kërkimesh”,
botoi në 1948 që faraoni "Thot-Tat fliste shqip" dhe që “shqipja
përdorej në Egjypt që prej 10 000 vjetësh para erës sonë”. Vetë zoti Ismail
Kadare e solli më vonë këtë anekdotë në javoren Drita pa bërë në të vërtetë
ndonjë kundërshtim dhe pa ironizuar mbi këto trillime. Si atëherë të kritikosh
intelektualë fillestarë që mbështeten mbi këto grimca legjendash, në një kohë
kur me shekuj identiteti i tyre është i mohuar, i mbytur, i asfiksuar, në një
kohë kur ata vetë përbuzen nga rrethi i tyre ?
Përsa i përket etimologjisë së emrit Ashkali, ajo duket
thjesht shqiptare: ashke "karbon druri" (arkaik për
shqipen moderne eshkë "id"), e ndjekur nga një
prapashtese turke li, li, lü,
lu që do të ishte një emër zanati që sjell ndërmend farkën dhe
lëndën e saj djegëse - metafoni a > e është vërtetuar për një numër të
konsiderueshëm leksemash, siç e tregon gjuhëtari shqiptar Eqrem Çabej (1908 –
1978) në Fonetikën Historike, Prishtinë 1976, vol. 3 fq. 115. Disa etimologji
të tjera janë vënë përpara, njërën prej të cilave do t’a përmendim këtu, mbasi
tregon një fantazie të rallë: “Ajt shko ne Itali”[7] >
Ashkali - e përmendur megjithatë në një broshurë të mirë kolektive të Minority Studies Society të Sofies (sh.bibl).
Krijimi i shoqatave egjyptiane
Në vitet 90 u shumëzuan në Jugosllavi shoqatat e
egjyptianëve (Egipcani), dhe më pas të Ballkano-egjiptasëve, të
shqiptaro-egjiptasëve për ata më shqiptarofilë etj... më shpesh konkurrente për
shkak të grindjeve e ambicioneve vetjake, duke lënë të kuptohet që flitej çdo
herë për etni të veçanta. Paradoksalisht, shoqatat që morën emrin tradicional
Ashkali u krijuan të fundit - thjesht për faktin se ky emër, i vetmi i
vërtetuar në terren prej shekujsh, u referohet Ashkalinjve më pak të shkolluar,
fshatarë dhe zanatçinj, që nuk ndjeheshin të prekur nga lëvizjet e përkatësisë etnike.
Lëvizja u nis nga Maqedonia (Bitola dhe Ohri veçanërisht). Në 1990, Nazmi Arifi
krijoi shoqatën egjyptiane të Ohrit, me 4000 anëtarë. Në të njëjtin vit dhe
vitin më pas, ata vendosën marrëdhënie me ambasadorin e Egjyptit në Beograd,
fillimisht i çuditur ai dhe pastaj i bërë për vete, deri në atë masë sa Egjipti
financoi nga vendi i tij ndërtimin e një xhamie ashkalinjsh në Ohër. Në 1991
ata botuan një përmbledhje legjendash, tregimesh dhe gojëdhënash.
Përparësia e pranisë së tyre në krahasim me atë te
rromeve është e vërtetuar me faktin që rromët (psh. Gurbetët e Mitrovicës) i
quajtën Arliura[8]
(< turqisht yerli "vendës,
autoktone, sedentar", në vend të fjalës Ashkali, term i përdorur nga rromë
të tjerë, më në jug), gjë që provon që Gurbetët i gjetën aty kur erdhën në
krahinën ; po ashtu, rromët Meçkarë e Shqipërisë së mesme dhe të jugut u japin
të njëjtin emër, në formën 'Rlie.
Rrënjët e identitetit
Disa vëzhgues të huaj e interpretuan shfaqjen e këtij
identiteti të ri si një strategji e disa "ciganëve" për të shpëtuar
nga damka e lidhur me emrin "cigan". Në të vërtetë, fjala
"cigan" (cigani, magjup[9])
përfshin në të njëjtën kohë rromët dhe ashkalinjtë, kurse nga ana tjetër nuk ka
asnjë damkë të lidhur me fjalën rrom, përkundrazi, derisa ajo lidhet me vullnetin
e Titos të emancipimit dhe të zhvillimit të këtij populli, në kuadrin e të
famshmes “bashkësi-vëllazëri". Mënyra më e mirë për t'i shpëtuar damkës do
të ishte atëherë adoptimi i emrit “rrom”, një emër me prestigj, dhe mbështetja
mbi kapitalin politik të fituar prej vitesh. Përkundrazi, kërkesa dhe afirmimi
i një origjine egjyptiane i referohet fare qart nocionit “cigan” - në
serbo-kroatisht dialektal Edupci, Gopti,
Gipteri (< Aiguptos)… Përsa i përket afirmimit si Ashkali, ky nuk është, nga
kjo pikëpamje, veçse vërtetimi i etiketës magjup.
Duket domethënë, që Ballkano-egjyptianet që u pohuan si të tillë, dhe akoma më
tepër si Ashkali, iu bindën një ndjenje identitare të thellë dhe jo çfarëdo
oportunizmi politik.
Në të vërtetë, këta vëzhgues të huaj nuk dalin dot prej
bllokimit sipas të cilit "rrom" është thjesht formula politikisht
korrekte për "cigan", gjë që gabon gjithë vazhdimin e analizës[10] së
tyre.
Në Ballkan, Ashkalinjtë e Dardanisë dhe të Maqedonisë[11] nuk
janë të vetmuar dhe me sa duket evgjitet ose jevgjit (< Aiguptos ) e
Shqipërisë janë etnikisht të lidhur me ta, e njëjta gjë për Kuptoi të Thrakisë
(të ripagëzuar para dhjetë vjetësh nga gjendja civile greke “mahomedallinj”)
dhe Kiptët e Turqisë[12].
Kronologjia e ardhjes së tyre mund të shpjegojë nga ana tjetër emërtimin e
mëvonshëm të rromëve si “egjyptianë”. Disa shekuj mbas ardhjes dhe vendosjes së
këtyre egjiptasëve-ashkalinjve, fshatarët e Azisë së Vogël, duke parë ardhjen e
Rromëve, nga i njëjti drejtim, të riaktivuan, për t’u dhënë një emër, etiketën
“egjyptianë” - prej kësaj rrjedhin termat serbo-kroate të përmendura më lart,
që afërsohen me Firauni, Gypsies, Gitanos etj… jashtë Ballkanit. Rromët shumë
herët vunë re se identiteti egjiptian ishte për ata më me leverdi sesa
identiteti i vërtetë indian, kjo për arsye të prestigjit të madh të Egjyptit në
këtë periudhe dhe për arsye të ndryshme politike (konflikte islamo - krishterë)
dhe filluan ta përdorin për t’u paraqitur nëpër oborret mbretërore të Evropës,
duke fshehur (ose gati) origjinën e vërtetë të vendit të tyre - deri në
rizbulimin e rrënjëve të tyre të vërteta nga krahasimi gjuhësor në fund të
shekullit të XVIII (elemente të ndryshme na lënë të kuptojmë në të vërtetë që
harresa nuk ka qenë asnjëherë e plotë).
Përsa i përket gjuhës, Ashkalinjtë dhe jevgjit janë folës
të shqipes brez pas brezi, ndërsa Kuptoi dhe Kipt kanë me sa
duket turqishten si gjuhë shtëpie (në rajonin e Athinës, me veçanërisht në
lagjen Gazi, ata përcaktohen, nën presionin nacionalist ortodoks mbizotërues,
si “Grek turko-folës” sepse një identitet i trefishtë, mysliman, turko-folës
dhe egjyptian do të ishte faktikisht tepër i rëndë të mbahej në një kontekst
disi ksenofob). Nga gjuha e tyre e lashtë, nuk mbetet më asgjë, ndoshta për
arsye të faktit që kanë dalë nga një emigrim burrash që kanë marrë gra
ballkanike. Në fakt, jevgjit e Shqipërisë kanë disa terma dialektore të
veçanta, dhe gjashtë prej tyre të marra nga rromët, por gjithashtu një
kuriozitet të veçante : formula aspi çoçe
“qepe, po na degjojnë” që mund t’i afrohet gjuhës kopte aspe “gjuhë” dhe xhoxhe
“i huaj, armik”… Në të vërtetë, karakteri i vjetër dhe melodia e të folurës së
tyre i karakterizojnë në mënyrë të veçante; bile atyre u pelqen t’i theksojnë
këto karakteristika për të bërë shaka.
Integrimi i fortë i Ashkalinjve të Dardanisë në botën
shqiptare është tepër i dukshëm: që nga anëtarësia e rreptë në Kanun (e drejtë
zakonore e malësoreve shqiptarë) deri në angazhimin e tyre në UÇK apo afër saj
si mekanik agregatësh, kuzhinierë, hamallë etj. Ne Klinë, një familje ashkali
ia dha vilën e saj UÇK-së, që kjo e fundit të vendosë qendrën e saj. Të zbuluar
ata u detyruan të largohen në Francë, ndërsa tanket serbe e bënë shtëpinë
pluhur e hi.
Ashkali versus
egjiptasë të Ballkanit
Ndarja midis Ashkalive dhe egjiptasëve të Ballkanit nuk
mund t’i rezistojë vëzhgimit familial, ku pleqtë vazhdojnë të quhen me emrin
lashtësor Ashkali, ndërkohë që të rinjtë, nëqoftëse janë të politikuar dhe
domethënë të zënë keq nga damka e prapambetjes shpeshhere e lidhur me këtë
fjalë, preferojnë të kualifikohen si egjiptasë. Është kjo arsyeja për të cilën
neologjizmi Ashkalo–egjiptasë ka është propozuar mjaft herë si identifikues i
qartë. Në të vërtetë, autoritetet shqipëtare i konsiderojnë në Tirane
egjiptasët si “pjesë të pandarë të trungu shqiptar, por me prejardhje të
veçante”, për arsye të lashtësisë së shkrirjes së tyre në kombin shqiptar, të
mungesës së një gjuhe të vetën dhe – ajo çka hidhet poshtë nga
Ashkalo-egjiptasët – të mungesës së një kulture specifike. Pavarësisht nga
deklarimet e zyrtarëve, përbuzja nga vuajnë evgjitet/jevgët nuk lë vend që të konsiderohen
të barabartë me Shqiparët e tjerë. Për pjesën më të madhe të të interesuarve në
fakt, ka barazi kuptimore midis emrit popullor Ashkali dhe “të riut” egjiptas,
siç e tregojnë këto vargje të një poeme te Rrahman Miftarit, redaktor i
revistës “Ekot e egjiptasëve kosovarë në diasporë”:
Jam egjiptas
Me fe mysliman
Festa ime e devotshme është Bajrami
Dhe agjerimi Ramadani
egjiptasë dhe Ashkalinj jemi i njejti gjak
E njëjta vëllazëri. (shih tekstin e plotë me larg).
Për çudi, ndërsa identiteti egjiptas/Ashkali nuk ka më
asnjë dyshim për pjesën më të madhe të tyre, përsëri shohim të huaj, më veçanërisht
disa aktivistë që nuk janë as egjyptianë, as Ashkali, as rromë, bile shpesh as
origjinarë të krahinës, të ndajnë egjyptianët dhe Ashkalitë në dy grupe. Ata
pretendojnë se respektojnë në këtë mënyrë një vullnet që në të vërtetë ka qenë
i shprehur vetëm nga disa individë, shqetësimi i të cilëve ka qenë të vendosin
shpresat e tyre për karrierë në shahun etnik të krahinës, siç e kemi përmendur
në artikullin e mëparshem me shumëzimin e përcaktimeve: shqiptaro – egjyptianë,
Jugo – egjyptianë, Egjiptas, por gjithashtu Esnafë (në të vërtetë “mjeshtra
zanatçinj”) ose më së fundi Milet (“kombësi”). Për të parafrazuar shprehje
mjaft te njohura, mund të themi për këta shumëzues të identiteteve që ata duan
të jenë “më egjyptianë se Ashkalitë”.
Ashkalo-egjiptas (ose Ballkano-egjiptas) versus rrom
Nga ana e tyre, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, duke besuar se bënin një vepër të devotshme që nga largzsia e zyrave
e tyre, duan të detyrojnë këtë popullsi të hyjë në kornizën e identitetit rrom,
kjo për të riaktualizuar pikëpamjen jo vetëm të rremë, por edhe raciste, të një
popullsie “cigane”, e revizuar, e korrigjuar e e riquajtur me fjalën
politikisht korrekte “rrom”, në një kohë që rromët dhe Ashkalo-egjiptasët nuk
kanë asgjë tjetër të përbashkët përveçse vuatjes prej një përbuzjeje të njëjtë
nga popullsitë përreth – gjendje në të cilën ata nuk janë të vetmit. Gati të
gjithë identitete në Evropë vuajnë ose
kanë vuajtur nga përbuzja e të tjerëve. Është pikërisht kjo përbuzje e
përbashkët që kërkohet në këtë mënyrë të ngrihet si identitet
"kombëtar" i kulluar, me një ndërrim të thjeshtë etikete… Kur shkenca
e tradita tregon se këto popuj nuk kanë kurgjë të përbashkët në histori,
kulturë e vetëdije e kur nga ana tjetër janë bashkuar në një thesë nga
katunarët analfabetë, nuk ka pse t’i besojmë analfabetët e të injorojmë
vetëdijën e personave apo të dhënat e shkencës. Ballkano-egfjyptasë kanë shumë
më tepër të përbashkët me Shqiptarët sesa me rromët. Pavarësisht, të trajtosh
këtë popullsi vetëm si shqiptare “të rrënjosur” është veçse një ëndërr
politikisht korrekte, sepse kjo do të thotë të neglizhosh ose të mohosh
përbuzjen e përditshme nga e cila ata vuajnë. Do të ishte më mirë pra që t’u
jepej atyre një statut prej minoriteti historik dhe të vlerësohet identiteti i
tyre duke e bërë më të njohur, sidomos me kërkime dhe me shkollim, në mënyrë që
të luftohen moskuptimi e mospërfillja ndaj tyre. Shumë intelektualë
Ashkalo-egjiptasë kanë bërë udhëtime në Egjypt për të kërkuar rrënjet e tyre,
sapo kanë pasur mundësi.
Ngatërrimi midis Ashkali
dhe rrom, i marrë si një “eufemizëm”
i thjeshtë në vend të fjalës cigan
dhe jo si koncepti rrënjësisht tjetër siç është në fakt, tashmë u përhap e
tejkalon përdorimin nga fshatarët e krahinave jugosllave, përderisa e ndeshim
gjithashtu në mjaft raportet ndërkombëtare. Mund të përmendim disa shembuj: një
vezhguese hungareze u dërgua në 1994 në Tiranë nga Qendra Evropiane e të Drejtave
të rromeve (sipërmarrje e miliarderit György Soros) për të
anketuar mbi situatën e rromëve. Megjithë takimet e shumta me përfaqësuesit
rromë dhe evgjitë të Shqipërisë, që i kishin shpjeguar qartësisht situatën, ajo
ironizoi në raportin e saj mbi atë qe ajo quante : “kulti narcisik, siç thoshte
Frojdi, të diferencimit të vogël” midis këtyre dy minoriteteve. Ajo i lejoi
vetes te asimilonte evgjitet e Shqipërisë me Magyar Cigányok të Hungarisë (rromë hungarezë, të ardhur atje në Mesjetë
e që kanë harruar rromishten për shkak të përsekutimeve të shekullit te XVIII –
domethënë të konsideruar si “ciganë të mirë hungarezë, të integruar mirë, të
respetueshëm”) dhe rromët e Shqipërisë me Oláh Cigányok të Hungarisë (rromë të ardhur në shekullin 19 në
Hungari, të cilët flasin një rromishte të shkëlqyeshme – domethënë të
konsideruar si “të huaj, të egër e të paintegruar mirë”). Në të vërtetë,
pothuaj të gjithë rromët dhe pjesa më e madhe e evgjitëve janë deri më sot të
integruar mirë në shoqërinë shqiptare, në një rrjet të gjerë miqësie dhe
komshillëku të mirë (edhe pse vështrohet prej disa vitesh një degradim social
për arsye të vështirësive ekonomike) dhe pjesa e integruar jo mirë duhej
kërkuar midis disa evgjitëve. Nën regjimin e Enver Hoxhës vetëm evgjitët mund
të shiheshin si lypsa në rrugë, kurse rromët filluan të lypin vetëm nga fundi i
viteve 90 – dhe më shumë në Greqi sesa në Shqipëri. Nga ana tjetër, një numër i
madh i evgjitëve ishin plotësisht të padukshëm dhe punonin në ushtri, nëpër
ministri, në spektakël etj... dhe askush nuk mund të shquante identitetin e
tyre nëqoftëse nuk zbulohej nga ata vetë ose nëse nuk njihej familja e tyre.
Një tjetër shembull mjaft i trishtuar është i lidhur me
rrëzimin e “piramidave financiare”, këto hajdutllëqe që e çuan në mjerim
ekonominë shqiptare në vitet 90. Njëra prej tyre ishte ngritur nga një evgjite,
zonja Maksude Kalemi, e quajtur “Sudja” – bile ky është dhe emri që ajo i
kishte vënë piramides së saj. Ajo e ngriti si person, si individ e në asnjë
mënyrë si evgjite, njësoj si disa Shqpitarë kishin ngritur edhe ata si
individë. Mirëpo një gazetarit francez ju shpjegua kjo çështje nga një
ndërmjetës lokal që përkthente me fjalor në dorë dhe rezultati qe një artikull
në gazetën “Le Monde” i 4 Janarit më pas, që ironizonte mbi “miletin endacak”
dhe ilustrohej nga një karikaturë ku ndesheshin qartë duart e një shtrige, një
kala me letra bixhozi, karavane rromësh shtegtarë dhe simbole të tjera raciste.
Të interesuarve që protestuan, mediatori i gazetës “Le Monde” iu përgjigj që
ata nuk kishin humor. Lajmi erdhi në Tirane, nëpërmjet shtypit shqiptar, dhe
disa javë më vonë, kur rromët e shkatërruar nga piramidat dolën duke
manifestuar kundër tyre, u rrahën nga njerëzit të cilët u indinjuan duke parë
këta “hajdutë të njohur” të ankoheshin për fatin e tyre.
Edhe më përpara, ngatërrimi sundonte mbi këtë subjekt, që
nga kujtimet konfuze të Margaret Hasluck rreth viteve
30 (kjo aventuriere angleze, që nuk dinte as shqip as rromisht, ka mbetur
megjithatë një burim i përmendur gjithandej nga gaxhet), deri në një artikull
të vetë Enver Hoxhës “Të përbuzurit janë bërë të lumtur”, ku – në përgjigje
kundër sulmeve raciste të kryeministrit të tij Mehmet Shehu – ai deshi, njëzet
vjet më vonë, të rihabilitonte rromët: një rihabilitim i çuditshëm ku, në vend
që të quante rromët me një nga emrat e shumta që ata mbajnë në Shqipëri, duke
përfshirë “rromë” i quan jevgë, duke kujtuar ndoshta që kështu bënte një
eufemizëm e nuk i prekte në sedër… Megjithatë është e qartë se ai flet për
rromët dhe jo për egjiptasët, meqenëse në artikul ai përgënjeshtron origjinën
egjyptiane të tyre, thotë se vijnë nga India dhe shpjegon dashurinë e tyre për
muzikën indiane.
Tabela e mëposhtme vë në dukje dallimet kryesore midis
këtyre dy grupeve:
ENDONIM ASHKALI RROM
|
Origjina Egjipti
(?) India
(qyteti Kanauxh )
|
Mbërritja
në Ballkan Shek
IV (?) shek
13-14
|
Burrat vetëm që u martuan
më vonë me gra vendase
|
Lëvizjet vetëm
sedentare migrim
historikevropian
nga
Lindja në Perëndim
|
Gjuha e shtëpisë shqip[13] rromisht
|
Emri në shqipen e F. së Mëll. magjup magjup
|
Emri në shqipen e Dukagjinit magjup gabel
|
Feja sot
të gjithë muslimanë myslimanë
në përgjithësi
|
Festa kryesore Shën
Naumi Shën Shën
Gjergji (6 maj)
Athanasi Bibia
për ortodoksët
|
Vendbanimi në
qytete (shpeshherë në qendër) qytete
(periferi), fshatra
fshatra te vogla Ashkali e
lagje të përziera
|
Numri mesatar i familjeve 8 persona 6
persona për vater
|
Regjistrimi të
panjohur nga administrata "grupe
etnike"
në kohën e Titos
|
Shkollimi i
ulët i
ndryshëm
|
Profesione bujqësore të
shpeshta të
rralla
|
Profesione muzikore pjesëmarrje
mesatare pjesëmarrje
e lartë
|
Pozicioni i farketarëve në këmbë i
ulur
|
Përqafesimi politik asnjë minimal
dhe fiktiv
|
Masmedia asnjë në
fillesë
|
Pozicioni gjatë konfliktit më shumë pro-shqiptare në favor të statu quos
së epokës së Tito
|
Pjesmarrje në UÇK Po Pak
|
Shihet se dallimi midis këtyre kombeve është i qartë për
atë që do t’i kushtojë pak vëmendje. Megjithatë dëgjojmë akoma të pohohen
publikisht të pavërteta të tipit “Ashkalitë flasin rromisht në shtëpi"
(një kineast serb në janar 2001) gabim që vjen jo nga vëzhgimi personal por nga
leximi i një vepre të njohur për pasaktësinë e saj “Romi u Jugoslaviji” TatomirVukanovic (1983).
Aneksionizmi rrom, shkaqet
Udhëheqësit rromë, të dëshpëruar nga këto amalgama dhe
manipulime, u përgjigjën - kundër çdo prove - që Ashkalinjtë janë shpikur për
të zvogëluar numrin e rromëve - dhe në këtë mënyrë t’u krijohet autoriteteve mundësi
“të përçajnë për të sunduar”; këta udhëheqës, që e dinë fare mirë nga përvoja e
tyre e lagjes kush është rrom e kush është Ashkali, ishin sigurisht të obseduar
nga kuotat (po kljucu), që në kohen
e Titos lejonin ngritjen sociale kolektive sipas përqindjes së kombëve e
kombësive në popullsi, por gjithashtu hapnin shteg manipulimeve të shumta.
Në të vërtetë, kështu kuptohet mosbesimi i udhëheqësve
rromë kundër daljes eks nihilo të një
identiteti të ri në fushën politike, kur dimë përpjekjet e manipulimit të
vërtet nga ana e Beogradit: kështu, në një intervistë në Spiegel (15 Tetor
1990) Sllobodan Milosheviç deklaroi që “më shumë se gjysma e shqiptarëve të
Kosovës nuk janë shqiptarë por janë në fakt egjiptasë të fshehur dhe të
detyruar nga presioni i shqiptarëve të braktisin identitetin e tyre”[14]. Në
fakt, ajo që është tipike për mashtruesit nuk është të krijojnë përralla nga
hiçgjë por të marrin fakte reale dhe t’i shtrembërrojnë, t’i modelojnë ato për
leverdinë e përfitimin e tyre. Këtë bëri ish-diktatori serb kur përfitoi nga
prania e vërtetë e egjiptasëve në Ballkan, jo për të zvogëluar numrin e
rromëve, por atë të shqiptarëve, duke fryrë numrin e Ashkalinjve. Ajo që
ndërlikon gjërat, është se një numër i vogël familjesh rrome nuk zotërojnë më,
për arsye të ndryshme, gjuhën rrome dhe
disa rromë të tjerë, të cilët e ruajnë mirë gjuhën, asimilojnë këta rromë të
çkulturuar me Ashkalinjtë, duke justifikuar në të njëjtën kohë përhapjen e
tezës se egjiptasët janë rromë të çkulturuar, madje të manipuluar nga shqiptarët
- kjo sigurisht kundër dëshirës të të interesuarve.
Përtej këtyre vërejtjeve, ajo që është e padiskutueshme,
është që martesat midis rromëve dhe Ashkalinjve jane më të shumta se midis
rromëve dhe shqiptarëve për shembull e rrjedhimisht ekziston një numër
familjesh të përziera (kur gruaja është Ashkalikë, ajo mëson sistematikisht
rromishten) dhe që një lidhje është krijuar kështu përmes krushqive.
Kulture gojore ballkano-egjiptase, tregime, proverba dhe
këngë
Por le të japim shembullin dhe le t’i hedhim një sy
kulturës ashkalo-egjiptase: nëqoftëse askush prej tyre nuk duket të mendojë
seriozisht për të rigjetur gjuhën e Egjyptit të lashtë (megjithëse ka pasur
disa ëndrra për të ringjallur egjyptiançen e vjetër ose koptishten - të mbetura
pa vazhdimësi dhe të bëra të panevojshme nga pohimi fantazist se Thot-Tati
flaskishte shqip…), disa pohojnë ekzistencën e një pasurie kulturore të
veçante: Stojan Risteski ka botuar një përmbledhje me “tregime popullore,
tradita dhe doke tek egjiptaset në Maqedoni” (Ohër, 1991) ndërkohë që Rubin
Zemon ka drejtuar botimin e një “Permbledhje studimesh mbi etnogjenezën e
egjiptaseve në Maqedoni” (Shkup, 1996 - në maqedonisht) dhe ka ekspozuar
pozicionin e tij në “Egjiptasët e Ballkanit: e vërteta mbi egjiptaset e Kosovës
dhe të Metohisë” (Ohër, 2001 - në serbo-kroatisht, paraqitur në Këshillin e
Evropës). Por influenca reciproke midis kulturave të popujve të Ballkanit është
e tillë që duket pa bazë të pretendosh të gjesh një element kulturor që të jetë
i veçantë i njërit apo i tjetrit nga këto komunitete që bashkëjetojnë prej
shekujsh me këtë shpirt komsuluk-u dhe me një vëllazëri që shekuj me rradhë ka tejkaluar
limitet etnike (dhe e cila ka shumë vështirësi, nga ana tjetër e në kushtet e
sotme, të mbrohet nga pikëpamjet nacionaliste të importuara nga Evropa
Veriore). Megjithatë është rasti këtu të botojmë një përmbledhje proverbash të
mbledhura nga Lumia Osmani-Kuç, një gazetare e re nga Prishtina (lagje e
Moravës) e martuar sot në Varshavë. Poetja në kohen e saj (në gjuhë shqipe),
Zonja Osmani-Kuç, që është me baba rrom dhe nënë ashkalikë, është krenare për
identitetin e saj. Siç shihet, një numër proverbash janë evropiane, madje edhe
botërore, sepse ata shprehin një urtësi dhe një përvoje njerëzore universale.
Midis me karakteristikeve, mund të përmendim Fol për ujkun, ujku mbas dere; E
more ngoje qenin, beje hazer shkopin… që gjendet praktikisht në të gjitha
kulturat, vetëm emri i kafshës ndryshon (për Japonezët për shembull është një
ari…; mund të themi si konkluzion që ka pa dyshim një bazë për këtë thënie); të
tjerat janë pak a shumë të njohura tek shqiptarët
1. Iriqi i dherave nuk rri nën sqetullë. [n° 6]
2. Gjella e lirë t'i sos buzët. [n° 10]
3. Nusja e mirë, pa syrin qorr. [n° 14]
4. Çka di dhija çka është tagjija. [n° 16]
5. Ka nigju bretkosa se u mbath kali, e don
edhe ajo. [n° 17]
6. Bardhë e but, mrena mut. [n° 21]
7. E kanë zon dhelprën kumbar. [n° 23]
8. Toka e zezë, por e nxehtë. [n° 24]
9. I dul tomli mi përshesh. [n° 26]
10. Dashnia nuk âsht kastravec me kalu çdo
behar. [n° 27]
11. Po i lyp të verbërit sy. [n° 31]
12. I ka shti veshët në lesh. [n° 33]
13. Nuk ka zâ ende në hundë lesh. [n° 34]
14. Doje, doje, por kur të prek, mos kaj.
[n° 36]
15. Me dy lugë nuk hahet, njëra të mbet në
fyt. [n° 38]
16. Ma mirë pite për veti se përpeq për
tjerë. [n° 39]
17. Burri nuk âsht lule, të vihet në veshë.
[n° 42]
18. Çdo qingj që prehet varet për kambë të
vet. [n° 43]
19. Me send të huaja nuk vihet gjyrdok. [n°
46]
20. Unë fol për lisa, e ti për fshisa. [n°
48]
21. Rrëshqiti si thiu në akull. [n° 49]
22. Shkruje në akull, ka m'u shkri në behar.
[n° 35]
23. Për inat të nuses, më vdektë djali. [n°
51]
24. I veti është vetëm luga dhe kalanica.
[n° 52]
25. Qysh është katuni, është dhe
kanuni/bastuni. [n° 53]
26. E keqja ndihet larg, se e mira jo. [n°
54]
27. I ka ardh voja te bytha, e s’po din ku
t’a lëshojë. [n° 57]
28. Thëmija të shtjen në gropë të zjarrmit.
[n° 58]
29. Po u dehe në prapanicë, nuk je dehë në kryet.
[n° 63]
30. Sa e shtrëngon, aq më tepër kërcet. [n° 64]
31. Mos e vetë se të kallëzon vet. [n° 65]
32. Mos i rrafshë gurit e drunit. [n° 66]
33. Mos më ngit kodra mbas bregut. [n° 67]
34. Nëpër ujë e kapërcej i etun. [n° 68]
35. Ujë po mbaj e etun jam. [n° 68a]
36. Mos gabo, se do të kruhet vetulla, do
t’a nxjerrësh synin. [n° 70]
37. Po e çojnë mirë si macja me minin. [n°
71]
38. Një herë mini kapërcen nëpër musteqet e
maces. [n° 73]
39. Aty ku thonë se ka dredhëza shumë, merre
kroshkën e vogël. [n° 74]
40. Humbi si shurra e pulës/si faks në Mitrovicë.
[n° 81]
41. Po e don si krypën në sy. [n° 83]
42. Edhe lypës, edhe zgjedhës. [n° 84]
43. I ka ra sakica në mjaltë. [n° 87]
44. E ka lind nana mbas dere. [n° 88]
45. Nuk e di çka ka në tenxhere, pa e shtij
lugën. [n° 91]
46. Bora e bardh’ po t’i mërdhin kambët. [n°
94]
47. Kënoje kangën si e kë tonin. [n° 97]
48. Edhe qeni në plehë e gjen një copë bukë.
[n° 98]
49. Mos rri si macja nën sofër. [n° 99]
50. I dul kapuç me mangë. [n° 100]
51. Shnosh kryet se kapuça ka boll. [n° 101]
52. Askush merimangat e veta nuk i shef. [n°
106]
53. Shihi tjerët, në dash me ditë çka ke në
shpi. [n° 107]
54. Ngjalën e zojnë budallenjtë për gjarpër,
ashtu edhe njeriun e urtë për budallë. [n° 108]
55. Mushkërinj e zojnë budallenjtë për mish,
ashtu edhe njeriun e urtë për budallë. [n° 108a]
56. Besnik banu, e besë mos zën. [n° 109]
57. As kambës tande mos i beso. [n° 110]
58. Fshisja e vjetër i din qoshet më mirë. [n° 111]
59. Mos t’a kapërceftë lavirja rrugën, 45 ditë nuk do të të
shkojë mbarë. [n° 112]
60. Mushkonja mish s’bahet. [n° 114]
61. Veç në mulli flitet dy herë. [n° 115]
62. Edhe bira e minit po i duket e madhe.
[n° 118]
63. Po q... si macat në tavan. [n° 123]
64. Nuk po dihet, ka sa po shkon gruni. [n°
124]
65. Molla kur piqet, pik e bjen në mut. [n°
125]
66. Delja kur ndahet prej bylykut e han
ujku. [n° 126]
67. E ka çel zemrën, e ka ba kompir. [n°
127]
68. Mos i beso lavires, të len krushqit
në udhë. [n° 128]
69. Kape njanën e mëshoi tjetrës. [n° 129]
70. Merre një shkop të shkurt, e ruaje prapanicën. [n° 135]
71. Eshtë mbush kusur. [n° 138]
72. Ma mirë tash bukë e krypë, se ma vonë
mjaltë. [n° 142]
73. Topi i Hitlerit s’e lun. [n° 143]
74. Shtrije dorën sa e ke takomin. [n° 144]
75. Mos më prek, se dridhma vet. [n° 145]
76. Mas kalit të mirë, çohet pluku i
madh. [n° 147]
77. Mos menoftë zoti, çka menon nana. [n°
148]
78. Lopa e mirë, nji ditë qet shkelm e derdh
tomlin. [n° 149]
79. Qe ku asht udha, ti po thu qe ku asht
lluga [sic]. [n° 151]
80. Sita e re e sit mjellin ma mirë. [n°
152]
81. Kah gishtat, andej thembrat. [n° 153]
82. Në mal pa sakicë nuk shkohet. [n° 154]
83. Dardhaxhisë dardha mos i shit. [n°
158]
84. E [sic] ka qit nji plonc ftyrës [n°
161]
85. Në kofsh begtesh, merr vesh. [n° 162]
86. Këqyr për hava, e gjen për tokë. [n° 167]
87. Barku i ngit e synu unë. [n° 168]
88. Toka po e duron pampurin, e jo njeriun.
[n° 170]
89. Nuk të shkon gjithmonë kungulli mbi ujë,
njëherë fundoset. [n° 171]
90. Kush fol tinëz, i rroftë shpinës ! [n°
172]
91. Këngën e di, po s’po më shkon zâni. [n°
173]
92. Rakia nuk rri urtë në buzë, si të rri në
bark/kryet të njeriut. [n° 175]
93. Në atë shtëpi ku hahet tinëz dhe ka
tradhti, ragbet nuk ka. [n° 177]
94. Çka nuk ka deti, edhe peshq lakuriq !
[n° 179]
95. Çika e keqe të shtin në thes me çdokënd.
[n° 182]
96. Mos e paç thëminë sojsuz. [n° 183]
97. Kambët e leta, por prapanica e randë.
[n° 184]
98. Kambët e leta, e mendt’ të shkurta. [n°
193]
99. Hiqe zot prej meje, e qitja nanës teme.
[n° 185]
100. Të mos daltë vola një herë, se e pat
puna. [n° 189]
101. Hekma tutën, t’a fali kokën. [n° 190]
102. Po lahet si kurva me lotë. [n° 194]
103. Në shkofsh me hoxhë, hoxhë bahesh.
[n° 195]
104. Aty ku kënon pula, ragbet nuk ka. [n°
196]
105. Një njeri që nuk ka karakter e more
ragbet prej tij s’ka. [n° 198]
106. Lype nji e gjete dy. [n° 199]
107. Mos bën krejt çka të vjen në dorë e në kambë. [n° 200]
108. Me ia la kambët, e me ia pi ujtë. [n°
201]
109. Vdiq {= O dek} si qeni në plehë. [n°
202]
110. Ftyra nuk është një hektar, por vetëm
tri gishta. [n° 207]
111. Ju ka bërë ftyra, me levru traktorat. [n° 208]
112. Birat e gardhit e fjalët e gjindjes s’mëshilen kurrë. [n°
209]
113. Me një hu, gardhi s’mëshilet. [n° 210]
114. Koha e han gurin/këshin, e jo njeriun.
[n° 212]
115. Po don voe me dy gugluca. [n° 213]
116. Zgje kerin, mos me kërsit. [n° 214]
117. M’i mbushi xhepat krypë. [n° 215]
118. Tute arushën me shosh. [n° 218]
119. Mbasi e mbyte qenin, gjuje, të mos
qelbet. [n° 222]
120. Je ba çakall e mullinit. [n° 228]
121. Ai s’është mirë me zotin, e le me
insanin. [n° 229]
122. Fshij durët për murizi. [n° 229a]
123. Edhe zoti i ka çu durt prej tij. [n°
230]
124. Fjala fjalën s’e mun. [n° 231]
125. Çka din fëmija, çka asht dashnia? [n° 247]
126. Kush shumë voje han, e nxan hostalloku i
pulës. [n° 248]
127. M'u ka shtjerë krahu, e shpina po më
dhemb. [n° 249]
128. Po mirren vesh si pulat në telefon. [n°
250]
129. Me ditë kur vdes, vet do t’a maroj varrin. [n° 251]
130. Po shkon si k… në dasëm. [n° 252]
131. I keq kofsh, pa nafakë mos kofsh. [n°
234]
132. Shpesh e shpesh, bahet përshesh. [n°
235]
133. Ma mirë rallë e për mall. [n° 236]
134. Ku ki uzdajë, ki murtajë. [n° 237]
135. E mira e ka të mirën [mrapa], e keqja të
keqen. [n° 238]
136. Ma i rand hatri se topuzi. [n° 240]
Vihet re se me çfarë thjeshtësie këto proverba dhe
shprehje mund të qarkullojnë, dhe në fakt qarkullojnë, nga një anë në anën
tjetër midis gjithë popullsive të Ballkanit dhe përtej, të nxjerra e të
rinxjerra nga një gjuhë në një tjeter me përkthime të ndryshme. Përveç kësaj,
disa janë shumë të dyshimta dhe mund të lenë vend për interpretime të ndryshme,
madje edhe të kundërta. Ajo që është më interesantja është imagjinata e
shprhshmërinë e tyre, të vërtetura nga prania e referencëve fare moderne:
Hitleri, traktori, treni, telefoni, faksi etj…(faksi që zhdukja e paparashikuar
e të cilit çon drejt zëvendësimit të versionit të parë, më shpendore…)
Përsa i përket këngëve popullore, disa autorë, dhe
veçanërisht Anastas Primovski në Bullgari dhe Emin Mamudovski nga Kiçeva në
Maqedoni, kanë përmbledhur një numer të tyre, që mbeten nga më të preferuarat
për Ashkalo-egjiptasët por përmbajtja e tyre nuk dallohet në asgjë nga ajo e
teksteve të etnive përreth, me vajza për të martuar, të dashur të rënë në
luftë, nëna të deshpëruara etj… Përsa i përket muzikës, sharkija, një lloj mandoline e madhe, konsiderohet si instumenti i
tyre i preferuar, por ky instrument gjendet edhe në orkestrat e tjera
tradicionale.
Krijim letrar modern
Duke parë vështirësinë për të përmbledhur një letërsi
gojore egjiptase në kuptimin e mirëfilltë të fjalës - temat që vinin nga
brigjet e Nilit mungojnë tërësisht, m'u duk më me interes, si dëshmi e mendimit
të këtyre grupeve që pretendojnë një identitet emergjent, të paraqes
krijmtaritë e aktivistëve bashkëkohorë në përshkrim letrar. Varfëria e stilit, më afër deklarimit
politik sesa krijimtarisë letrare, na lejon një përkthim te thjeshtë, pra
besnik ndaj origjinalit:
Jam egjiptas
Unë jam egjiptas / Me fe jam mysliman / Feste fetare kam
Bajramin / E gjinoj unë Ramazanin.
Egjiptas e Hashkali / Jem nji gjak edhe vllazni / Tjetër
kush na ka shti / Që janë shkru shumë Hashkali.
Shumë është seri dhe çudi / Shumë janë shkrue Hashkali /
Hashkalija nuk është komb / argumenti po na tregon.
E flas shqipen po s’jam shqiptar / Me gjuhë tonën këtu
kemi ardhë / Kjo si shkon dikujt për shtati / Shqip ka fol dikur mbreti
THOT-TATI.
Jemi zeshkana po edhe të bardhë / Prej Misirit këtu kemi
ardhë / Pleqtë kanë thanë edhe po thojnë / Argumentet po na tregojnë.
Rrahmon Miftari (lindur më 1939 në Trudë afër Prishtinës)
Jam krenare që jam Kosovare
Jam krenare që jam Kosovare / Me origjinë Egjiptase jam /
Të mburremi që këtë komb e kemi / Me tradita dhe kulturë të lartë / Kështu e
njeh gjithë bota mbarë.
Deri më tani nuk dija se kush jemi / Kah vemi / Por tani
lindi dielli edhe për ne / Të mburremi me këtë komb që kemi / Me plot merita,
komb të mirë me fe.
Kam vuajtur më parë / Kur kam shprehur tjetër komb / Që
atij nuk i takoj / Në zemër kam pasur një plagë të rëndë / Por edhe tash nuk
është vonë / Të krenohemi me prejardhjen tonë.
Jam krenare që jam Kosovare / Me origjine Egjiptase jam /
Jam krenare në çdo hap / Që ardhmërine e lumtur / Të kenë edhe femijët tanë.
Në çdo hap në çdo vend / Ka dëshmi e argument / Për kombin
Egjiptas / Që i takojme / Krenohem me kombin tonë / Me simbolin e piramidave së
bashku me Kosovën / Zemrat tona ndriçojnë / gjithmonë do të jetojë / Atdheun
kurrë s'do ta harrojmë / Jetën për të do ta flijojmë / Për të tjerët shpresojmë
/ Se në fund do të kuptojnë / Do të binden me të vertetë / Se nuk jemi asgjë
tjetër / Kemi prejardhjen shumë të vjetër / Bashkë me Ilirët ne jetuam / Me një
gjuhë komunikuam / Në ato treva ku ne jetuam / Të gjitha të mirat i kultivuam /
E në fund vëllezër e motra / Më shpetoi loti / Sa i përket gjuhës / Ka folur
Thoti / E tash historianët shqiptarë / Prandaj gjithë të jemi krenarë / që jemi
Egjiptas e Kosovarë.
Ilmie Kongjeli
Egjiptasët në Ballkan
Peshku i madh han më të voglin / Kur gjithçka shkon mirë,
kur ai është me inat. / Ai do gjithmonë ti uzurpojë / dhe nga krimbi nuk i
dallon.
Nëpër Ballkan janë shpërndarë / Brunët e lashtë egjyptianë
/ Popujt e bardhë i njohin keq / Ngaqë nuk i dallojnë nga rromët.
Egjiptasët në Ballkan / E dinë të gjithe se cilët janë /
As rromë, as shqiptarë, / Popujt e bardhë i uzurpojnë.
Rahmon Miftari (përkthyer nga serbishtja)
Klani i im i trishtuar
Vite nënshtrimi, vite shtypje / Ju keni kaluar si një lumë
/ Që ndjek luginat / Kujtime të rënda me trishtim / Ju keni lënë nga mbrapa./
Sopote dhe Rosoman / Në mendje rrijnë tek unë. / Sytë plot me lotë / Familja
ime e uritur / Ne kemi ndjekur bashkë Barabaras, / I shkreti klani im i
trishtuar / Si një anije e mallkuar / A ka parë humbjen e rinise së tij / Në
këto vjelje te lodhshme / Qiejt blu, dëshirë e madhe / Ata mbetën zanatçinj të
fesë së tyre. / Vizitoni tani vogëlushet e mi / Hapësirën e botës / Me fëmijtë
tuaj / Dërgojeni gjithandej me besë dhe kurajo dashurinë krijuese / Për tokën e
bollshme.
Emin Mamudoski (përkthyer nga maqedonishtja)
Mund të afrojmë me këto tekste poemën e mëposhtme, që nuk
është shkruar nga një Ballkano-egjiptas, por nga Selahedin Kryeziu, autor rrom
nga Prizreni, në shkurt 1993 (marrëdheniet midis rromëve dhe Ashkalinjve janë
veçanërisht të ngushta në qytetin e tij) që shpreh mire:
Kush jam ?
Më pyesin se
kush jam / S’di se çfarë t’u them. / Në shtëpi flas gjuhën shqipe / Vetëm se
shqiptar nuk jam / Thonë se jam Egjiptas / Vetëm se nga Egjypti s’kemi as
gjuhë, as zakone / Kush jam unë dhe unë pyes veten / Miqtë e mi janë më shumë
rromë / Por ne nuk jemi rromë / Dasmën e bëjmë si ata / E shpesh gjithashtu me
ata / Vetëm se nuk dimë gjuhën e tyre / Gjyshi im as gjyshi i gjyshit tim / Dhe
të gjithë paraardhesit e mi / As ata nuk e dinin / Nuk e di se kush jam. /
Ndoshta deri sa të vdes / Nuk do te di se kush jam / Mendoj që nuk ka njerëz të
tjerë në botë si ne/ Asnjë që nuk e di se kush është / Asgjë nuk di, asgjë për
të kaluaren time / Nuk e di nga vij, / Nuk e di kush jam. / Dhe pse nuk e di -
as këtë nuk e di.
Pikëpamja e popujve përreth
Vihet re që,
nga Bullgaria në Shqipëri, egjiptasët e Ballkanit janë të famshëm për megalomaninë e tyre meqënëse në bullgarisht
thuhet "Agyupti, kur u bë mbret, fillimisht vari të atin", në shqip Kur u bë jevgu pashë, vrau babën e vet
madje edhe në rromisht Kana avilo o Rlia
bej, mudarda pe dades “id”. Thuhet gjithashtu për ta që nuk dijnë të bëjnë
ekonomi shtëpiake: Kana o Rlia pelo k-o
khil, makhla pe pele . "Kur egjyptiani ra në gjalpë, u lye nga poshtë[15]".
Një karakteristikë tjetër qe populli i ngjit atyre është frika: "zemër
Agjupi" do të thotë pulë e lagur në Bullgari dhe shqiptarët pretendojnë që
nëna evgjite këshillonte djalin para se të shkonte në luftë Vre kho, të keqen nona, bëni dredha plumit,
mçifu mas gaxhoit ! Një anektodë shpreh të njëjtin stereotip duke shpjeguar
origjinën e shprehjes se çuditshme "ha zemrën e bardhë te jevgut": Ky
kishte shumë frikë nga arinjtë. Nj natë ngrihet, del e ecën pa vënë re, nën një
sitë që e godet duke u ngritur. I bindur se ishte një këmbë ariu, pati kohë
vetëm të thotë "ha tani ari, zemrën e bardhë të jevgut" para se të
binte në tokë i vdekur nga frika…
Sigurisht të
gjithë popujt, dhe veçanërisht në Ballkan, kanë anekdota të tilla për popujt
përreth, të cilët i marrin me dëshirë për llogari te tyre. Ajo çka duhet, nuk
është që të censurohet ky humor popullor, se ai i jep përtidtshmes një pikant
që rromët dhe egjyptianet e shijojnë si në tavolinë ashtu edhe në jetë, por
është e rëndësishme që përhapja e këtyre imazheve të shoqërohet me një vullnet
pedagogjik që i vendos ato në kuadrin e tyre natyror: një bisedë e thjeshtuar e
jetës fshatarake së kaluar, limitet e së cilës duhen njohur gjithmonë.
Përkundrazi, këto imazhe mund të na sjellin një bazë të shkëlqyeshme për të
luftuar, veçanërisht duke i përqeshur, të gjitha stereotipet që mbeten të
lidhura me identitetin ballkano - egjyptian.
Perbuzje dhe
persekutim kundër evgjitëve dhe Ashkalive
Shqipëria e
paraluftës nuk ishte aspak e dashur me të mjeruarit, mes të cilëve numëroheshin
shumica e evgjitëve "të dukshëm", por nuk mund te flitet për
persekutim në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Edhe në Jugosllavi, Ashkalitë
nuk ishin trajtuar keq, vetëm te lënë në punën e tyre, si pjesa më e madhe e
qytetarëve. Pas vdekjes së Titos, gjendja ndryshoi rrënjësisht, sepse Ashkalitë
filluan pak nga pak të jenë shënjestra e serbëve racistë, për faktin se ata
shiheshin si "ciganë shqiptarë" - dy damka të rënda bashkë. Por me
ndryshimin e situatës në 1999, disa ekstremistë shqiptarë kosovarë, partizanë
të pastrimit etnik, filluan të ngacmojnë ashkalitë, në të njëjtën mënyrë si
rromët, për arsyen e thjeshtë se injorantët i ngatërrojnë me termin e
përbashkët magjup, dhe ektremistet
luajnë rolin e injorantëve për të justifikuar abuzimet e tyre. Në këtë mënyrë
në një popullate që ishte rreth 60 000 shpirtra në fillim të vitit 1999
(sidomos në Pejë/ Pec, Gjakovë/Ðakovica,
Prizren, Prishtinë dhe përreth, Ferizaj/Uroševac), vetëm
20 000 ishin në Dardani një vit më vonë, ndërkohë që vetëm 2 800 shtëpi nga 8
500 gjithsej i rezistuan shkatërrimit. Disa vrasje kanë ndodhur gjatë kësaj
periudhe, më e njohura mbetet ajo e Skenderajt ku u vranë në natën e 8 -9
Nëntorit 2000 katër Ashkali që UNHCR-i sapo i kishte bindur të kthehen në
shtëpitë e tyre . Ky barbarizëm racist nuk ndaloi përgjatë gjithë vitit 2000,
në përbuzjen absolute të kontributit te ashkalive në çeshtjen shqiptare. Shihet
mire se pika e përbashket midis rromëve dhe ashkalive nuk është as kombëtare,
as kulturore, por të jene viktima të përsekutimeve të tilla.
Ne fakt
problemi qendror është i lidhur me përbuzjen dhe me mungesën e besimit që
anëtarët e këtyre grupeve ndeshin çdo ditë. Është arsyeja për të cilën do të
ishte utopike, madje hipokrite, t’i trajtosh brenda ditës si qytetarët e tjerë.
Do të ishte sikur të mohonim në të njëjtën kohë këtë përbuzje të dhimbshme dhe
identitetin e tyre historik, ndërkohë që është e rëndësishme që
ballkano-egjyptianeve t’i njihet një status minoriteti historik dhe ngritja në
vlerë e identitetit të tyre duke e bërë më të njohur, dhe veçanërisht me
kërkime dhe me arsim, që të luftohet moskuptimi me të cilin ata ndeshen. Disa
shoqata propozuan hyrjen e një lënde të Egjyptit të lashtë si lëndë fakultative
për fëmijët e këtij grupi, çka që do të kishte një vlerë simbolike të
rivlerësimit kulturor dhe të hapjes së shpirtit drejt horizonteve më klasike të
qytetërimit të lashtë të Mesdheut. Në realitet, aplikimi i këtij propozimi
ndeshet me pamjaftueshmërine e kushteve të shkollimit nga e cila vuajnë shumë
fëmijë ballkano-egjyptianë.
Ndryshimet e këtyre
viteve të fundit kanë qenë një rast për Ashkalitë për t’u afirmuar, ose si të
tillë për më të përmbajturit, ose si egjyptianë për më entuziastët, të dy
termat duke shprehur përfundimisht dy pikpamje, njëra lokale dhe traditore, dhe
tjetra intelektuale dhe e politizuar, të të njëjtit identitet. Janë konfliktet
personale të mëpasshme midis grupeve ato qe bënë që këto emërtime të përdoren
si emërtime për grupe gjoja të ndryshëm. Duhet vënë re se Askalitë e Ferizajt/Uroševac kanë arritur më mirë afirmimin e tyre, me disa
intelektualë të rinj[16] të vendosur të mbrojnë njëherazi identitetin e tyre dhe
njohjen e tyre si komb nga autoritetet shqiptare – çka nuk kaloi pa sulme të
shunshme të rromëve proserbë jashtë vendit (serbi, Maqedoni, diaspora në
Gjermani etj...). Megjithatë, ekuilibri etnik në Ballkan mund të arrihet vetëm falë
zbatimit të së drejtës së tyre për t’u vetëidentifikuar lirisht dhe jo duke i
përfshirë ata artificialisht në identitetin rrom.
Edhe pse elementet e ndryshëm të paraqitur këtu nuk janë
diçka e re apo e panjohur, afrimi dhe bashkërendimi i tyre përbën njëfarë risie
që pa dyshim do të ndeshet për vite akoma me kokëfortësinë e atyre që e kanë të
vështirë të ndryshojnë shikimin e vet mbi atë me të cilën janë mësuar, sidomos
me vizionin e padallimtë të një bashkësie heteroklite “magjupësh” (ose gjetkë
“ciganësh” etj.), kategori kjo përbuzëse që jo vetëm mbulon shumë grupe me
identitete të ndryshme por e cila mohon identitetin e secilit prej këtyre
grupeve. Zëvendësimi formal i etiketës “magjup” me etiketën “rrom”, për të
gjitha këto grupe të marra si një i vetëm
jo vetëm nuk e ndërron aspak vëzhgimin dhe trajtimin përbuzës si ndaj
rromëve dhe egjiptasve, por mund të çojë në konflikte midis popullsive të
ndryshme brenda një kohe relativisht të shkurtër, dhe shenjat e para të këtyre
konflikteve po shfaqen tashmë. Paradoksalisht, kjo analizë do të ndeshet edhe
me kundërshtimet e disa mbrojtësve të identitetit rrom, të cilët janë të bindur
që të dallosh midis popujve që s’kanë gjë të përbashkët veç një etikete profane
të vendosur në Mesjetë nga fshatarët bizantinë do të thotë, siç pretendojnë
ata, “të përçash për të sunduar”. Atyre do t’u duhet ende kohë për të kuptuar
se përkundrazi, përfshirja artificiale e balkano-egjiptasve në të njëjtin grup
me rromët do t’u priste rrugën të dy grupeve për të afirmuar dhe zhvilluar
identitetin e tyre dhe do të ishte zbatim i një formule ende më të rrezikshme:
“ngatërro për të sunduar”. Në të vërtetë, të dallosh atë çka është e ndryshme nga
pikëpamja historike dhe shkencore nuk është aspak përçarje; përkundrazi, është
një metodë e efektshme për të krijuar një kontekst më të shëndoshë i cili do të
përbënte një bazë më të fortë për solidaritetin midis shumë grupeve që janë
tradicionalisht viktima të racismit – dhe është e qartë që kjo plagë nuk prek
vetëm rromët dhe ballkano-egjiptasët.
[1] Këtë arrin t'a bëjë vjetori Ethnologue i Summer Institute of Linguistics, vendi më vend në të gjithë botën,
megjithëse ai na ana tjetër e fryn artificialisht numrin e grupeve gjuhësore
duke dalluar qënësi që nganjëhërë janë një. Mund të trajtojmë pras të dhënat e
tij si maksimaliste.
[2] Emri serbo-kroat i këtij vendi të
përmendur në betejën e Kosovës Polje (1389 – dmth « Fusha e
mëllenve ») ka qenë i përdorur sidomos që nga fillimi i shekullit të XX,
për të emëruar krahinën përkatëse, emri i lashtë i të cilës ishte Dardani,
ndërsa në fakt ky emër lidhet vetëm me një pjesë të kësaj krahine, tjetra duke
qenë Metohija (Dukagjin në shqip) : Kosovo kaloi në shqip në formën
Kosovë. Frëngjishtja ka imagjinuar Cassovie ose Cossovie
(Dictionnaire encyclopédique Larousse në 6 volume, botim i 1939, shtypur në
1945) kurse mjaft gjuhë kanë përkthyer këtë emër, si psh. gjermanishtja (Amselfed)
ose greqishtja (??ts?f?ped?) ; forma sllave Kosovo u përhap
në mediat evropiane me krijimin e Jugosllavisë së Titos. Për të përcaktuar Kosovë
+ Metohija / Dukagjin (ose « Kosmet ») ne preferojmë të
përdorim termin e vjetëruar, por të padyshimtë dhe etnikisht asnjënjës. « Dardani ».
[3] Shih megjithatë dy mendime të qarta mbi
këtë temë : http://rinchibarno.free.fr/menu.htm
« Rroma under Stability Pact » i Rubin Zemonit e « Rroma and
Rroma-related groups » i Saimir Miles ; sh. dhe raportin « Les
Rroms dans le contexte des peuples sans territoire compact » paraqitur në
kuadrin e seminarit të Këshillit të Evropës (Strasbourg, nëntor 2004).
[4] Nuk është e rallë të ndeshim nje
« h » para fjaleve që fillojne me a~ : për shembull fjala turke alis
veris kthehet në serbo-kroatishten e Bosnjes në hališ veriš
« shkembim me përfitim të përbashket, tranzaksion ».
[5] Disa udhëheqes
« egjiptasë », si Qerim Abazi, pretendojneë që termi
« Ashkali » është rrallisht i përdorur nga të interesuarit për
vetidentifikimin, por të gjitha konstatimet e mia në teren prej 30 vjetesh e
zhgënjejnë këtë pohim. Ai deklaron se Ashkali, Esnaf (« zanatçi »
< turk esnaf ustasi), Kovaç (farketar, në fakt emër i Ashkalinjve në
Mal të zi), Magjup etj…janë në realitet nëngrupe egjiptasësh, gjë që nuk është
verifikuar në asnjë mënyrë.
[6] Vëjmë re që ky emigrim ndodhi mbas
persekutimit të madh të Dioklecianit kunder të krishterëve të Egjyptit – dhe që
Ashkalinjte e Turqisë quhen Kipt, formë e rrjedhur, si
« Kopt », nga greqishtja Aegyptos, por nëpëermjet arabishtes dhe jo
nëpërmjet greqishtes. Përsa i përket shifrave, dihet që në mesjetë ata ishin
gjithmonë të tepëruar e të shumëzuar me një faktor që arrinte 10 ose 100.
[7] Kjo « etimologji » na kujton
atë të fjalës « Amerikë » në shqip : Ha merr ik ! e
cila nuk ka pretenduar asjnëherë të jetë gjë tjetër përveç një shakaje.
[8] Ky term ka shkaktuar ngatërrime tek
vëzhguesit superficialë, sepse në Prishtinë - ashtu si dhe në Maqedoni, por
gjithashtu në Bullgari dhe në Korçë ( Shqipëri), termi arlie tregon
rromët e parë të instaluar. Termi është turk si prejardhje, është semantikisht
i motivuar (yer "vend" + li "prapashtesë")
dhe mund domethënë të tregojë të gjithë autoktonët, pa lidhje specifike me
rromët ose me këtë apo atë komb. Është kjo pikëpamje e fakteve, e parë nga
brenda, që i mungon pjesës më të madhe të vëzhguesve, të cilët ndalen në një
etiketë pa analizuar përmbajtjen e saj.
[9] Në të vërtetë, magjup mbulon në
Kosovë në të njëjtën kohë rromët dhe Ashkalinjtë, ndërkohë që në fushe e
Dukagjinit / Metohija bëhet shpesh një dallim midis magjup
"Ashkali" dhe gabel "rrom".
[10] Duke marrë parasysh se në Evropën
perendimore ka midis « ciganëve » mjaft grupe jo rrome me origjinë
qoftë kelte (« Travellers »), qoftë gjermane (« Jenisch »)
qoftë të panjohur (« Merchero », « Camminanti » dhe të
tjera), nuk ka arsye që të gjithë « ciganët » e Evropës së gjerë të
Lindjes, të vijnë patjetër të gjithë nga India dhe domethënë, të jenë rromë.
[11] Ne 1992 ata
paraqiteshin si 100 000 në Dardani (120 000 në 2000 sipas Matica Askalija
Jugoslavije e Novi Sadit) dhe 40 000 në Maqedoni.
[12] Turqit nuk
dallojnë gjithmonë Kipt "Ashkali" dhe Çingene
"rrom", aq sa në fjalorë të shumta, të dy janë përkthyer me Gypsy,
Tsigane etj… Nga ana tjetër, me sa duket disa Kovaçë të Malit te Zi mund të
jenë të lidhur me Ashkalinjtë. Fjalorët shqiptarë në përgjithësi i injorojnë
fjalët gabel, arixhi, rrom etj… që tregojnë rromët. Ata paraqesin vetëm
atë evgjit (shumë rrallë jevg) dhe e përkthejnë me Gypsy, tsigane
- madje edhe Gitan ! Kjo absurditet tregon për mungesën e interesimit për këta
njerëz, dmth për përbuzjen e qerqeve shkencore për ata
[14] Eshtë e vështirë
të përcaktohet nëse, në atë kohë, ai fliste kështu për ashkalinjtë apo për
rromët, të cilët prej injorancës mendohen akoma shpesh se janë me origjinë
egjiptiane.
[15] Një
proverbë shqip : « Kur kishte
arapi, u lye me vaj, kur s’kishte, u lye me hi ». Termi « arap »
(ose « harap » në këtë kontekst i referohej jevgjitëve.
[16] Përbërësja fetare (islami, studimet e Kuranit etj) është
diçka e afirmuar prej tyre dhe maskon aspektet e tjera mund të jetë si rezultat
i mungesës së një gjuhe të pastër, pak a shumë si gitanët e pakulturuar të
Spanjës të cilët mungesën e identitetit gjuhësor e forcojnë përmes forcimit të identitetit
fetar (pentecotizmi).