Marcel Cortiades
Në këtë kthesë shekujsh, ku aq vizione tashmë të fiksuara janë vënë
në dyshim, veçanërisht në pejsazhin njerëzor të botës, do të mund të na
lindë e drejta për të pyetur nëse është e mundur të "zbulohej" në Europë
një minoritet prej rreth 500 mijë njerëzish .
Në fakt kjo gjë është berë e mundur përmes zbulimit që na dha kriza
jugosllave për të ditur se ç"është një minoritet kombëtar apo nëse
ekziston një përcaktim i vetëm i këtij nocioni. Këto ngjarje të
trishtueshme na sollën në dritën e aktualitetit gadishullin e Ballkanit
dhe stimulojnë reflektimin në këtë fushë. Paradoksalisht, ndërkohë që
mendimi unik i shtypit rimerrte refrenin e ndërlikimit të papëlqyeshëm
të minoriteteve të pakapshme e risillte në modë fjalën e asnjeë gjinie
të "ballkanizimit " refleksioni tregon se është pak a shumë gjithmonë e
mundur të paraqiten grupet etnike si INVENTA MBYLLUR[1]
megjithëse një paraqitje e tillë ngjall mjaft diskutime nisur nga fakti
se numri i grupeve ndryshon nga një burim në tjetrin. Cështjet që
shkaktojnë grindje janë të lidhura me mënyrën e trajtimit:
- grupet jo shumë të mëdha e për pasojë të pashikueshëm, por që
nganjëherë janë autoktonë – në këtë rast bëhet fjalë për minoritet
ponktuale të përqëndruar në një ose dy fshatra siç është rasti i
KAJNASIT të Boboshticës së Drenovës afër Korçës apo ai i RUSNAK të RUSKI
KERESTUR në Vojvodinë apo ata të banorëve të TRIESENBERGUT në
Lihtenshein.
- grupe të tjera pa gjuhë të veçantë, por të konsideruar si pjesë e
veçantë perkundër popullsisë mbizotërues ndaj tyre (në këtë rast bëhet
fjalë për "kasta" në kuptimin e gjërë të fjalës) e që sjell në vëmendje
raportin gjuhë-identitet – rasti i Egjptianëve për të cilën bën fjalë
ky kontribut i yni .
- grupet e emigrantëve jo shumë të hershëm.
- grupet te cilat, sipas disa burimeve janë të dallueshëm njëri nga
tjetri e që sipas disa burimeve të tjera përbëjnë vetëm një trup të
vetëm ...(grupe me shumë emërtesa apo grupe të ngjashme afërsisht).
Megjithë mosmarrveshjen është mundur të kenë një gjuhë të përbashket.
Pikërisht në konteksin e luftës në DARDANI, KOSOVO[2],
KOSOVA apo KOSOVIE ku Europa filloj të dëgjojë të flitet për ASHKALI,
Egjyptianë, Evgjitët, Jevgj e të tjera grupe të perzierë pak a shumë me
Romët apo Ciganët. Le të kuptojmë se grupe të përzier pak a shumë me
Romë dhe Ciganë sikundërse dhe Gitanët (ky term zbatohet në botën
spanjo). Ne e kështu e për rrjedhojë të flitej për Gitan të Jugosllavisë
është njëlloj si të flasësh për marinarët peshkatarë bretonë të
Sicilisë (Bretonët krahinë e në Veri – Perëndim të Francës).
Por konfuzioni i gazetarëvë për përdorimin e këtyre termave tash së
fundinështë rehatur nga një përkthim fallsospektakular i titullit të një
filmi të njohur do të shpjerë nga detyrimi dhe fjalorët për rishikimin e
kollonave të tyre meqënese gazetarët nga ana e tyre as që e çojnë në
mend rishikimin e termave që ata përdorin. Në kësi rastesh , edhe pse
duket se fjalët Rrom dhe tsigan bashkohen pjesërisht (i pari duke mos
qenë politikish korrekt me të dytin) lidhja relatore me emrat e tjerë të
përmendur më sipër nuk ka qenë shpesh ekspicite. Është pikërisht rasti
për ta bërë e për ta shtruar si çështje e mëposhtme ka një popull
ballkanik i quajtur ne Shqipëri me emrin Jevgj në Jugoslllavi e
Maqedoni me emrin Ashkali dhe në Greqqisht – Kuptoi.
Origjina e Demografia
Nga kujtesa e njerëzve "Ashkali" në Jugosllavi janë përcaktuar si një entitet i quajtur Ashkali[3]
i ndryshem nga entiteti Rom megjthëse fshatarët të quajturit lokalë me
injorancën dhe indiferencen e tyre i ngatërronin me Romet me te
njjëjtën etiketë atë të "cigani" në Serbo-Kroacisht dhe me termin
magjyp në shqip. Në Bullgari ata janë të përqëndruar në krahinën e Madan
(Rhodopes)e i quajnë Agupei apo Agyupci. Disa intelektualë të paktë
Evgjite të Jugosllavisë filluan që të bëhen ti dëgjohet zëri i tyre në
vitet 80 sikur të ishin me origjinë nga Egjypti pohim që sipas tyre
vinte nga goja e prinderve të tyre e dëgjuar qysh në fëmijërinë e tyre,
(baballarët) ky term është dy kuptimsh pasi nënkupton gjithashtu
autoritetet zakonore, varianti i dytë bën fjalë për ardhjen e tyre nga
Misiri (jena ardh pe Misiri) variant që mohohej termi Misir ose ato
nënkuptonin me Misir emrin e ndonjë qyteti lindor.
Më vonë ata do të zbulonin se behej fjalë për "Misir" Egjypt në
turqisht gjë e cila do tu konfirmonte etimologjine e fjalës magjyp
(< m + egjiptian: ref: serbokroatisht jedjup
<
Aneksionismi Rrom—shkaqet.
Liderët rroms të acaruar nga këto deklarata kanë replikuar për
kundërvënes në evidencë se Ashkalis qenë shpikur me qëllim uljen e
numrit të romëve e në këtë mënyrë është zbatuar parrrulla 'perça e
sundo". Këto liderë ishin të pushtuar nga mendimi i përqindjeve të
caktuara gjë e cila shpinte drejt ngjitjes shoqërore e kolektive por
njëkohësisht shumë manipulive.
Në fakt kuptohet mosbesueshmeria e lidërve Rrom përballë daljes në
"exnihilo" përballe një identiteti të ri në skenën politike (por jo ama
në jëtën e përditshme kur ato bashkëjetonin qysh prej shumë shekujsh)
kur dihen tentativat e manipulimit nga ana e Beogradit. Kështu në një
intervistë në Spiegel (15 tetor 1990) Milosheviçi deklaronte se më shumë
se gjysma e shqiptarëve të Kosovës janë në fakt Egjyptianë të fshehur
si dhe të detyruar nën presionin shqiptar për të hequr dorë nga
autoriteti i tyre[4].
Ndërkohë e pastra e mustifikatorëve të mëdhenj nuk është të shprehë
fabula por të marrë fakte reale dhe të punojë në mënyrë të tillë që ai
të perfitoj . Kjo është ajo që ka bërë Milosheviçi, kur ai ka dashur të
përfitojë për egzistencën efektive të Egjiptianëve në Ballkan për të
ulur jo numrin e Rromn-ve por atë të shqipëtarëve duke fryrë numrin e
Ashkalis.
Bota e shkencës nuk e merrte shumë seriozisht këtë etnogjenezë rrufe,
por zbulimi kohët e fundit në Biblotekën e Vatikanit të dokumenteve që
tenton të pohojë idenë që Egjiptianet kanë ardhur në Maqedoni rreth
viteve 306-337 në formën e 150 000 këmbësorëvesi dhe 150 000 kavaherë
(Pulton 1995:142)[5]
e që bën të mundur të evolojnë mendimet. Elementët e tjerë që shkojnë
në favor të kësaj tezecitohen përmes Duijzinqs:- zbulimi i varreve
egjyptiane në malet e Stogovo-s (Maqedoni) pranë një humnere magnezi ku
sipas gojëdhenave, Egjiptianët do të kishin punuar aty si skllave; ikona
të tipit "copte" (baltë e pjekur) do të qenë zbuluar në krahinë :
banakë të vegjël Egjyptianë të shpërndarë përgjatë rrugës Via Ignacia
(nga Durrësi në Kostadinopojë) si dhe së fundmi festat e Egjiptijaneve,
të paktën në Maqedoni janë Shën Naumi dhe Shën Athanasi, perlatë të
Aleksandrisë të shek IV. Duket se prezenca e kësaj popullsie vjen pra
nga periudha e Aleksandrisë por që periudha e popullimit të madh është
bërë në shek IV siç e pohoi historiani Poulton. Në fakt migrimi i madh
"copte" do të qe drejtuar drejt Azisë së Vogël dhe Ballkanit sepse aty
ekzistonte tashmë një popullsi Egjiptiane në sajë të cilës numrat e
personave të lidhur në këtë migrim e dinin që do të gjenin atje një
pritje si dhe kushte egzili korrekte.
Ajo që është e pamohueshme është fakti se martesat mes Rroms-ve dhe
Ashkali-ve janë relativisht më të shumta se ato mes Rroms-ve e
shqiptareve gjë që bën të mundur që të ekzistojnë një numër familjesh
mikse (kur gruaja është me origjinë Ashkalika, ajo mëson sistematikisht
gjuhën "le romani") e në këtë mënyrë një lidhje e fortë ruhet përmes
këtyre lidhjeve. Pavarsisht gjithçkaje që thamë gjithmonë ka ekzistuar
një farë diference ndërmjet Roms-ve dhe Egjiptianëve ku secili prej
këtyre 2 grupeve ndjen një lloj neverie për martesën e djalit të tyre me
një bashkshorte të grupit tjetër. Aq më tepër ku secili prej këtyre dy
grupeve ndjehet i lënduar mjaft kur ngatërrohet me grupin tjetër.
Natyrisht ju takon elitës së dy popullsive në fjalë që ti nënshtrohen
një afrimi mes tyre duke bërë të mundur në këtë mënyrë forcimin e
solidaritetit në një kuadër më të gjërë të kombeve pa territore kompakte
të Europës.
Konstituimi i shoqatave egjiptiane
Rreth viteve 90 të shekullit XX janë shtuar në Jugosllavi shoqatat e
egjiptianëve (Egipcani) më pas Ballkano-Egjiptiane si dhe ato
shqiptaro-egjiptiane për shqiptarofilët, ku si karakteristikë dalluese e
tyre njihet ajo e zënkave mes personave e që në fund të fundit lënë të
kuptohet se në çdo çast bëhet fjalë për etni të ndryshme e mjaft të
qarta.
Në mënyrë paradoksale, shoqatat që kanë marrë emrin e Ashkalive kanë
qenë nga të fundit që kanë mundur të konstituohen dhe kjo nisur nga
fakti se ky term i vetmi i pohuar prej shekujsh bën që Ashkali-të më pak
të shkolluar, fshatarët si dhe artizanët, të mos ndjeheshin si të mirë
përfaqsuar nga lëvizje me pohim etnik. Kjo gjë ka nisur pikërisht nga
maqedonia (nga qytetet e Ohrit dhe Strugës ). Në vitin 1990 Nazim Arifi
krijonte të parën shoqatë egjptiane të Ohrit me 4000 antarë.
Në të njëjtin vit ato vendosën raporte me ambasadorin e Egjptit në
Beograd në atë mënyrë sa që ja arritën të financoheshin prej këtij vendi
ndërtimin e një xhamie për Evgjitet e Ohrit. Në vitin 1991 ata ja dolën
të publikonin një përmbledhje me legjendat, tregimet e zakonet e tyre
të quajtur "Narodni prikazni predanija i obicai".
Qënia para kohe e tyre në raport me Roms-it Pohohet nga fakti se Roms-it Gurbets të Mitrovicës i quajnë ato ARLIURA[6]
(nga turq yerli= autoktonësedentarë në vend të fjalës Ashkali, term i
përdorur nga Roms-it e tjerë më nga Jugu) gjë që provon se Gurbets-it i
kanë gjetur aty në krahinë (të quajturit Rroms Meçkars të Shqipërisë
qendrore e asaj Jugore ju japin të njëjtin emër nën formën e Rlie-ve).
Rrënjët e identitetit të tyre
Disa vëzhgues të huaj e kanë kompletuar daljen e këtij identiteti të
ri si një strategji të disa tsigane-ve për të marrë vjedhurazi termin
<> i lidhur me emrin "Tsigan" Në realitet
fjala "tsigane" (cigani, magjyp[7])nënkupton
njëkohësisht Rroms-it dhe Ashkalitë. Përkundër kësaj që thamë nuk ka
fjalë "Stigma" të lidhur me fjalën "Rromsë"por në të kundërt përderisa
artikulohet nën efektin e vullnetit titist të emancipimit në kuadrin e
termit të famshëm "bashkim –vllazërimit”. Mënyra më e mirë për tu
tërhequr nga fjala "Stigma" do të kishtë qe përshtatej me termin "Rroms"
të mbështëteshin në grumbullin politik të akumuluar prej shekujsh. Të
mbështetur tek kërkesat e origjinës egjiptiane do të shpinte termin
"tsigane" në variantin dialektor të serbo-kroatishtes=egjpti,Gopti
,Gipteri (). Nën këtë optikë, sa i takon termiit
Ashkalis s`bën gjë tjetër veçse pohon emërtesën Magjup. Në këtë mënyrë
ngjan që ballkano-egjiptianët të cilët janë afirmuar si të tillë e akoma
më shumë si Askalis,ti jene nenshtruar nje ndjenje te thelle
identiteti,dhe jo me oportunizmi të çfarëdoshëm politik.
Në fakt, këta vëshgues të huaj nuk arrijnë të dalin nga tuneli sipas
të cilit "Rroms" është thjesht formulim politikisht korrekt për fjalën
"tsigan" gjë të gabuar vazhdimin e analizës së tyre[8].
Në Ballkan, Ashkalis-ët e Dardanisë e të Maqedonisë[9]
nuk janë të veçuar e ngjan që Evgjitët apo Jevgj-it
() e Sqipërisë të jenë të lidhur me ta njëlloj si
Kupto-it e Thracës (të ripagëzuar nga gjendja civile Greke si
"Mahomedan" njëlloj si Aigupsit e Bullgarisë si dhe Kipt-et e Turqisë[10].
Kronologjia e mbërritjes së tyre mund të shpjegonte emërtimin e më
pastajmë të Rroms-ve si "Egjiptianë"shumë vite pas ardhjes e instalimit
të këtyre Egjiptiano-Ashkali-ve, fshatarët e Azisë së Vogël do të kishin
parë të mbërrinin nga i njëjti drejtim, klane të huaja e do të kishin
reaguar për emërtesën Egjptianë e nga ku termat serbo-kroate të
përmendur më lart që ngjasojnë me termat "Firauni, Gypsie, Gitanos" etj
të përdorur jashtë vendeve të Ballkanit. Duke konstatuar se ky identitet
është më shumë përfaqsues identiteti për arsye të presgjit të madh që
gëzonte Egjipti i asaj epoke si dhe të motiveve politike (konfliktet
islamo-kristiane) sesa origjina e vërtetë indiane Rroms-it do të kishin
integruar këtë origjinë me kartëvizitën e tyre të fshehur gjer në
zbulimin e rrënjëve të tyre të vërteta nëpërmjet krahasimit gjuhësor të
fundit të shekullit XVIII elementë të ndryshëm të lënë të mendosh se
harresa nuk ka qenë asnjëherë e plotë.
Në fakt "evgjitërit e Shqipërisë kanë disa terma argonik specifik nga
të cilët 6 fjalë të huazuara nga Rroms-it . Gjithashtu ato kanë një
kuriozitet të shquar- formula " aspi tchotehe" (pusho po dëgjojmë ) mund
të ofrohej me formulën e "copteve " aspe=langue=gjuhë si dhe
djadje=ihuaj, armik. Në fakt ajo që i karakterizon të folurit e tyre
është vjetërsia e gjuhës si dhe melodia, ata e pëlqejnë që ti theksojnë
këto karakteristika duke bërë shaka. Integrimi i fortë i Ashkali-ve të
Dardanisë në botën shqiptare është i qartë jetonqyshprej pranimit të
"Kanunit " (e drejta zakonore malsorëve shqiptarë) gjer në angazhimin e
tyre prane UCK si guzhinerë mekanikë etj. Disa Ashkali kanë vdekur në
luftime. Në Klinë një familje Ashkali ja dha vilën për të instaluar aty
shtabin e zonës. Sapo zbuluan tanket serbe i bënë shkrumb e hi shtëpitë e
tyre.
Konfuzioni i termave Ashkali e Rroms i marrë si euferizëm i fjalës
"tsigane" i kalon kufijtë jugosllave përderisa i takojnë dhe Shqipërisë.
Disa shembuj mund të përmenden: Një vëshguese hungareze qe dërguar në
vitin 1944 në Tiranë nga Qendra Europiane për të hetuar situatën e
Rroms-ve, nga ana e filantropit milorder SOROS për të hetuar situatën e
Rroms-ve. Megjithatë disa takime me përgjegjsit e Rroms-ve dhe
jevgjitëve të Shqipërisë të cilët nga ana e tyre ja kishin ekspozuar
qartësisht situatën, ajo injorizonte në raportin e saj me anen e saj që
ajo e quante "kulti narcistik" siç shprehej Frojdi për "diferencën e
vogël" mes këtyre dy minoriteteve.
Ajo ja lejoi vetes që të asimilonte evgjitët me MaqyarCiganyah të
Hungarisë,Rrom hungarezë me origjinë të vjetër ardhjeje e që kanë
harruar gjuhën "rromani" si rezultat i presekutimit të shek XVIII pra të
perceptuar si tsiganë të mirë hungarezë të vlefshëm si dhe integruar
mjaft mirë me Rroms-it Olah Ciganiah të Hungarisë, Rroms të ardhur më
vonë në Hungari e që flisnin një "romani" shumë të mirë- pra të
perceptuar si të huaj jo të integruar mirë.
Në realitet praktikisht që të gjithë Rroms-it si dhe shumica e
evgjitëve ishin mjaft mirë të integruar në shoqërinë shqiptare nën një
rrjet të gjerë miqësi e fqinjësi të mirë (megjithëse prej disa vitesh
vërehet një lloj degradimi sa i takon stafit shoqëror i cili vjen si
rezultat i vështirësive ekonomike ) ku theka e jo të integruarve duhej
kërkuar tek disa Evgjtës. Në regjimin e Enver Hoxhës vetëm jevgjitërit
mund të takoheshin në rrugë si lypsar ndërkohë që rroms-it e kanë
filluar këtë zanat pas viteve 90 dhe kjo më shumë në Greqi se në
Shqipëri. Përveç kësaj një numër i madh Evgjtërish ishte totalisht i
pashikueshëm e punonte në ushtri nëpër ministrira, spektakle e asgjë nuk
mund të zbulonte identitetin e tyre nëse nuk e shprehnin atë ose nëse
nuk ja u njihje familjet e tyre.
Një tjetër shembull mjaft i trishtueshëm është i lidhur
pazgjithmërisht me "piramidat financiare" që sollën një mjerim për
ekonominë shqiptare. Por njëra prej tyre qe ngritur prej një Evgjite,
znj. Maksude Kalemi e ashtuquajtura "Sudja" emër që ajo i dha piramidës
së saj. Një gazetar francez e shpjegoi këtë gjë me ndërmjetësinë lokale
bëri të mundur një artikull në gazetën "Le Monde" të 4 Janarit të
mëparshëm, duke ironizuar me anën e "Njerëzve të udhëtimit" e ilustruar
përmes një karikature ku rrinin ngjitur duart lakmitarë të fallxheshës
me kështjellat prej letre, rulote të Rroms të grupit Sinto si dhe
simbole të tjera raciste. Të interesuarve që protestonin gazetari në
fjalë iu përgjigj që atyre ju mungonte humori. Lajmi erdhi në Tiranë
përmes shtypit Francez dhe disa javë me vonë Rroms-it e marrë në qafë
prej piramidave e që po protestonin ndaj tyre, këto rromë u shqepën në
dru nga turma e indinjuar e cila po i shihte këto"mashtruese të shquara"
të ankoheshin për fatin e tyre. Kohë më para tashmë konfuzioni kishte
mbizotëruar rreth kësaj çështje duke fillluar me kujtimet konfuze të
Margaret Hasluckut në vitet 30(kjo udhëtare Angleze e cila s`dinte as
shqip as "rromani" (gjuha e rromëve) ka mbetur për një kohë të gjatë një
burim i cituar shpesh, tek një artikull i E.Hoxhës vetë "Të varfërit u
bënë të pasur " ku në përgjigje të sulmeve raciste të kryeministrit
M.Hehu në adresë të rromëve tentoi 20 vjet më vonë të rehabilitonte këto
të fundit. Por dhe ky rehabilitim është mjaft kurioz në vend që ai
thërriste me njërin nga emrat që ata mbanin, por i thirri ato me emrin
Jevg duke besuar në këtë mënyrë se bëhej fjalë për një euforizëm por
përkundër këtij lloj arsyetimi ai fliste për Rroms-it dhe jo për
Egjiptianët pasi ai e mohon origjinën e tij egjiptiane, i bën ato me
origjinë nga India e spjegon në këtë mënyrë dashurinë e tij për muzikën
indiane.
Persekutimet ndaj Evgjitëve dhe Ashkalive
Shqipëria para luftës s`qe aspak e dashur me të varfërit, tek të
cilët bënin pjesë shumica e Evgjitëve, por në këtë rast s`bëhet fjalë
për persekutimin në kuptimin e plotë. Në Jugosllavi e njëjta gjë,
Ashkalitë s`qenë aspak të keqtrajtuar të lënë secili në hall të tyre si
shumica e qytetarëve. Pas vdekjes se Titos situata do të ndryshonte
rrënjësisht sepse ata filluan të shndërrohen si epiqendër e racistëve
serbë nisur nga fakti se ata shiheshin si tsiganët shqiptar – 2 stigma
tepër të rënda për tu përballuar me paga në lek. Veç kësaj përmbysja e
situatës në 1999 një farë numri ekstremistësh shqiptarë partizan të
purifikimit etnik filluan të bëjnë të ndrydhen Ashkalitë me të njëjtën
mënyrë me Rromsit duke u nisur thjesht nga takti se të pashkolluarit i
ngatërrojnë të dy termat në një të vetëm "magjyp" dhe siç duhet të
pashkolluarit shfrytëzohen prej ekstremistëve në veprimet e tyre. E në
këtë mënyrë një popullsi e vlerësuar prej 60 000 vetash në fillim të
1999 (sidomos në Pejë,Gjakovë, Prizren, Prishtinë e rrethinat e saj,
Ferizaj vetëm 2800 nga 8500 shtëpi i kanë rezistuar djegjes e
shkatrrimit të tyre. Shumë vrasje kanë ndodhur për gjatë kësaj periudhe
ku ajo e Skënderajt mbete më spektakolarja ku u vranë në natën e 8 e 9
Nëntorit 2000 Ashkali të cilët UNHCR kish mund ti bindte për ru kthyer.
Kjo barbari raciste s`pushoi për gjatë gjthë vitet 2000 duke mohuarnë
këtë mënyrë kontributin e Ashkalive në çështjen shqiptare. Shihet qartë
që pika e përbashkët kryesore në mes Ashkalive dhe Rromsve s`është as
kombëtare as kulturore por fakti i të qenit viktima të ngjashme
presekutimi.
Tabela e mëposhtme vë në dukje diferencat mes dy grupeve sa i takon Dardanisë
Endonym Ashkali Rroma
|
Egjiptianët
|
Romët
|
Origjina
|
Egjipti
(?)
|
India (qyteti Kannauj )
|
Mbërritja në Ballkan
|
Shek IV (?)
Burrat vetëm më pas të martuar me
vendase
|
shek 13-14
familje të plota
|
Lëvizjet
|
Stacionar
|
Migracion historik
|
Gjuha e shtëpisë
|
Shqipja
|
Rromani
|
Emri në Shqipen e Kosovës
|
magjup
|
Magjup
|
Emri në Shqip, e Dukagjinit
|
magjup
|
Gabel
|
Feja
|
të gjithë muslimanë, ish të krishterë
|
myslimanë në mazhorance
|
Festa kryesore
|
Shën Naumi Shën Athanasi, Bibia
|
Shën Gjergji (6maji) Bibia për
ortodoksët
|
Vendbanimi
|
në qytete(qendër) Fshatra
|
qytete (periferi) fshatre , lagje mikse
|
Numri mesatar i familjeve
|
8,3 persona
|
6.1 person çdo vater
|
Shkollimi
|
shumë i ulët
|
i përzier
|
Profesione bujqësore
|
të shpeshta
|
të rralla
|
Profesione muzikore
|
mesatar
|
mjaft i pranishëm
|
Pozicioni tradicional i kovaçit
|
në këmbë
|
i ulur në tokë
|
Përqaqesimi politik
|
situatë emergjente
|
minimale dhe fiktive
|
Letërsia
|
aktualisht asgjë
|
mjaft e zhvilluar
|
Oraturë??
|
Shumë pak
|
shumë e pasur
|
Arte
|
sidomos muzikore
|
të gjitha artet
|
Masmedia
|
asnjë
|
situatë emergjente
|
Pozicioni gjatë konfliktit
|
më shumë pro
|
në favor të statukuese
|
Pjesmarje ne Uck
|
Po
|
Jo
|
Shikohet se diferenca ndërmjet këtyre kombësive pa territore të
përcaktuara është e qartë për çdo njeri që do të hedhë një minimum
vëmendje. Megjithatë dëgjojmë akoma të pohohen të pavërteta të tipit
Ashkalitë e flasin "rromani" në shtëpi një luneast serb në Janar të 2001
gabim i bërë si rezultat i leximit të ndonjë vepre jo të miirë të
studiuar dhe jo si rezultat i vëzhgimit (i bërë nga ana e Vukanoviçit
1983)
Përmbysjet e ndodhura vitet e fundit kanë qenë një shkak që ashkalitë
të afirmoheshin ose si të tillë për më të moderuarit ose si egjiptianë
për më intuziastët. Që të dy realitete duke mos arritur të shprehin në
fund të fundit veçse 2 vizione, një lokale dhe një tradicionale, ndërsa
vizioni i dytë ai intelektual i politizuar,por i të njëjtit identitet.
Jane konfliktet e mëtejshme të personave ndërmjet grupeve që i kanë
përdorur këto dy emërtesa si të tilla të përdorura nga grupet e
ndryshme. Është për tu nënvizuar se Ashkalitë e Ferizajt/ Urosevac kanë
dalë mbarë në pohimin e tyre përmes disa intelektualëve[1]
të rinj të vendosur për të mbrojtur identitetin e tyre si dhe njohjen
nga ana e autoriteteve shqiptare-gjë e cila nuk po kalon pa sulme të
ashpra nga ana e Rromsve proserbë të ardhur nga jashtë (Serbia,
Maqedonia, diaspora e Gjermanisë). Megjithatë kjo do të vërehet në
ushtrimin e të drejtës për tu përcaktuar lirisht dhe jo nëpërmjet
aneksimit të grupit të tyre në minoritet"rromani" që do të nënshkruajë
ekuilibrin etnik në Ballkan.
Aneksi I
Poema e mëposhtme "Cili jam Unë" shprehen ngatrresat që janë në mes
Ashkalive të thjeshtë të Prizrenit përballë çështjeve të reja të
identitetit me të cilët ai përballohet:
Më kërkojnë se cili jam unë
S`di se çfarë tu them
Në shtëpi flas gjuhën shqipe
Vetëm se nuk jam shqiptar
Thonë se jam Egjiptian
Vetëm se nga egjipti s`kemi as gjuhë , as zakone
Cili jam unë dhe unë pyes veten
Miqtë e mi jjanë përgjithsisht "rroms"
Por ne nuk jemi "rroms"
Martesën e bejme si ato
E sidomos gjithashtu me ato
Vetëm se nuk dimë gjuhën e tyre
Gjyshi im as gjyshi i gjyshit tim
Nuk e dinin njëlloj si unë.
[1]
Përbërsja fetare (islami, shënimet e Kuranit etj) është diçka e
afirmuar prej tyre dhe maskon aspektet e tjera mund të jetë si rezultat i
mungesës së një gjuhe të pastër, pak a shumë si gitanët e pakulturuar
të Spanjës të cilët mungesën e identitetit gjuhësor e forcojnë përmes
forcimit të identitetit fetar pentecotizmi.
[1]
Ndrërkohë që në 1995 Ballkano-Egjiptianët e Shqipërisë (Evgjitët)
zbuluan kryengritjen e çifutëve ato sëbashku me homologët e Maqedonisë
hodhën idenë e rilindjes së gjuhës etnike e për këtë vendosën të
thërrasin një Kongres që do të zgjidhte gjuhën egjptiane demotike,
"copte" apo "mupane". Ngjarjet e mëpastajme e hodhën në tokë këtë
projekt, por që shumë liderë kanë qarkulluar me kartëvizitat e tyre të
shkruara me alfabetin "copte" me një vlerë të lartë simbolike dhe emrat e
shoqatave të tyre : Piramida, Nefreta etj