Prof.Dr.Rubin Zemon
Çështja
e identitetit, etno-kulturës dhe historisë të egjiptianëve të Ballkanit është
një nga problemet më të vështira shkencore. Duke e kujtuar se historia nuk
është çështje e të kaluarës, por është përgjigje e nevojave të jetës moderne,
është gjithashtu e rëndësishme të gjendet mënyra, se si një kontekst historik
ose tradicional përdoret në procesin aktual të krijimit të realitetit. Ne do të
bëjmë përpjekjen e parë për të krijuar historinë e egjiptianëve të Ballkanit
duke përdorur disa fakte dhe të gjetura historike, arkeologjike dhe shkencore.
Deri në mes të mileniumit të
dytë para Krishtit në Mediteranin jugorë, vendi dhe civilizimi i Egjiptit antik
ka pasur ndikim dhe fuqi të madhe. Nga shekulli i XII para Krishtit
përdorimi i bronzit në ekonomi filloi të zëvendësohet nga përdorimi i
hekurit. Fillimi i kohës së hekurit dhe “revolucioni i hekurit” në mënyrë
periodike përkoj me të ashtuquajturën Dinastinë XIX në Egjipt, ose Faraonit
Sethi I (1294-1279BC) dhe Ramezesi II (1279 – 1213 para Krishtit) [2]. Pasi që
ata ishin më të interesuar të përdorin hekurin, këta faraon filluan të
importojnë hekurin nga vendet afër Egjiptit por edhe nga vendet më në distancë
si Anadollia, Veriu i Apenineve, Qipro, Peloponezi etj.
Sipas legjendës, Kadmus e ka
pasur një motër të quajtur evropë e cila ishte kidnapuar nga Zeusi. Në kërkim
të evropës, Kadmus ka udhëtuar së pari në Kretë dhe më vonë në pjesën
kontinentale të Greqisë moderne dhe për-mes Ohrit shkoi në bregdetin Adriatik i
cili është në Malin e Zi te sotem. Legjenda e Kadmosit dhe gruas së tij
Har-monisë ka lidhje me tokën egjiptiane (Teba në Nil), Teba në Beotia (Greqi)
dhe përfundimisht me Tebë në bregdetin Adriatik (që sot quhet Tivat). Shumica e
emrave nga tras-hëgimtarët e Kadmosit janë të njëjta me ato vendeve his-torike
dhe emrat epaf, djali i Zeusit, dhe ai u martua me Memfisen, vajzën e Nilit.
Ata kishin një vajzë të quajtur Libia (emër grek për Afrikën). Libia ishte
gjyshja e Kad-mosit, evropës dhe Belit. Beli ishte babai i Danajës (Hel-las)
dhe Ajgipës (egjiptit). Një prej fëmijëve të Kadmosit quhej Ilir. Me anë të
transformimit Zeusi në dem (Apes një prej Zotrëve Dem ishte zot në
mitologjinë Egjiptit) dhe kujton lidhjen me perëndeshën gjarpër egjiptian Uazit
(në variacionin Helenik “Budue”, që mund të ndërlidhet me qytetin malazez Budva
në Detin Adriatik), ne mund të marrim me mend fuqinë e civilizimit egjiptian,
në mitin dhe legjendën e Kadmosit. Lëvizjet migruese të egjiptiane-ve mund të
vërehen në të gjitha këto të dhëna.
Revolucioni i hekurit,
hulumtimi dhe eksportimi i re-zervave të hekurit, është ndoshta një prej
arsyeve pse faraoni Ramezesi II [Ill. 3] luftoi dhe pushtoi lindjen e bregdetit
Me-diteran dhe në Gadishullin Ballkanik, për të cilin sundim kemi dëshimi nga
Herodoti [Ill. 4]. Nga tekstet e Herodotit, ne mund të shohim se në kohërat e
lashta tek Greket dhe te popujt ballkanas, dihej se kishte njerëz me origjinë
nga Egjipti që jetonin në fqinjësi..Kolonizimi i Egjiptianëve në territorin e
Ballkanit të dikurshëm mund të tregohet me tragjeditë antike greke, siç janë
“Furnizuesit” nga Eskili (Aeeschylos). Ne gjithashtu gjejmë shenja të
kolonizimit egjiptian në mitologjinë antike, si psh., “Miti për Kadmosin dhe
Harmoninë”. Kur flasim për mito-logjinë antike, tregon besimin në origjinën e
njerëzve antik nga Aleksandri i Madh, baba i vërtetë i të cilit ishte Faraoni
Nak-tareb.II (Nakhtharheb). Sipas disa burimeve të lasht besohet se ai ishte
babai i vërtetë i Aleksandrit të Madh, gjatë vizitës së Olimpias, nënës së
Aleksandrit, gjatë mungesës së shpeshtë të Philipit II; edhe Olimpia edhe
Aleksandri preferuan të quajnë perandorin Egjiptian Amon si babai i
Aleksandrit. [Ill. 5]. Arkelogjia dëshmon ekzistimin e njerëzve me origjinë nga
Ballkani, gjithashtu. Shumë tempuj të Izida dhe mbretër të tjerë egjiptian janë
ruajtur nëpër Ballkan, por më të famshmet janë tempujt e Izida në Ohër [Ill.8]
dhe Heraklea (Manastir) [Ill. 9]. Gjithashtu mund të vërehet edhe në stolit e
bubuzhelit (skarabejit- një insekt i shenjtë në mitologjinë egjiptiane) të
popujve ballkanas. Kultet egjiptiane dhe monumentet e tyre ishin tejet të pranishme
ne Gadishullin Ballkanik gjatë kohës së Perandorisë Romake. Disa nga monumentet
janë sjellë nga legjionarët romak, nga zyrtarët e ndryshëm apo nga shërbëtorët
mirëpo, egjiptologu kroat Petar Selem deklaron se në këtë kohë në Ballkan mund
të gjejmë egjiptian të asimiluar në mesin e Qytetarëve nëpër kolonitë
provinciale dhe nëpër komuna si skllav apo qytetarë të lirë si dhe egjiptian që
nuk janë asimiluar dhe që nuk pranojnë trajtat helenike dhe romake të zotërave
të tyre dhe që mundohen të i mbajnë monumentet e tyre në gjuhën e tyre amtare
egjiptiane, por që janë në një pozitë shoqërore të përjashtuar. Kjo situatë
është karakteristike për “egjiptianët” në Solana (afër Splitit) dhe afër
ishujve që i përkisnin klasave të ulëta” dhe që ishin mbase tregtar të vegjël
apo zanatlinj. Kjo popullatë ishte e izoluar, e mbyllur brenda qarqeve të tyre
etnike dhe profesionale dhe që kultivonte atdheun e tyre në format origjinale
të zotërave të tyre.
Simbioza e së ashtu quajturës kulturë
helenike, religjionit krishtere dhe modelit romak të ndërtimit të shtetit, qoi tek
krijimi i fenomenit historik të quajtur Perandoria Bizantine. Duke pasur parasysh
se me Ediktin të Milanos në vitin 313 pas Krishtit, me të cilën religjioni i
krishterë u bë një religjion legal dhe i vetmi religjion në perandori, kishat
patën një ndikim të madh tek njerëzit në perandori dhe në jetën politike.
Këshillat e mëdha të Kishave mbajtën debate për çështjet e vështira të
religjionit dhe për konfliktet edhe pse, pati shumë konflikte politike me
pasoja të rënda dhe afatgjate. Në vitin 431 pas Krishtit, Këshilli i Kishës u
mbajt në Efesus dhe kishat Aleksandriane morën rolin prijës në mesin e kishave.
Por, kundër lidershipit të kishave Aleksadriane u bashkuan episkopitë e
Konstantinopolit dhe Romës. Në vitin 451 pas Krishtit, u mbajt Këshilli i
katërt i përgjithshëm.
Këshilli i Kalqedonit refuzoi
idenë se Krishti kishte vetëm një natyrë dhe deklaroi se Krishti kishte dy
natyra në një person të vetëm. Dogma Kalqedoniane përshkruan “tërë njerëzinë
dhe tërë hyjninë “ e Krishtit, personin e dytë të Trinisë së shenjtë. Këshilli
po ashtu përpiloi edhe 27 kanunet disiplinore për qeverisjen e administratës së
kishës dhe autoritetin e kishës [Ill. 11]. Në periudhën pas Këshillit kishtar
Kalqedonian kishte mungesë te të dhënave historike dhe të tjera qe tregojnë për
popullatën e Ballkanit me origjinë nga Egjipti p.sh. regjistri i vendbanimeve
në perandorinë Bizantine që është përgatitur nga Stefani i Bizantinit në
shekullin e V pas Krishtit, ku përmendet Egjipti dhe Egjipti i vogël si
regjione të perandorisë. Por në letrat e Teofilaktit nga Ohri [III.12],
Kryepeshkopi i kishës së Ohrit aty kah fundi i shekullit të XI dhe në fillim të
shekullit të XII, gjenden të dhëna historike që kanë lidhje me egjiptianët e
Ballkanit.
Kryesisht, në letrat e
destinuara për Nikolaj Anema, ai shkruante se “hegjemonistit” ishin: kryebashkiaku
(Castroctist”), Kapiteni dhe “ndihmësi i tretë, i cili sipas emrit, është
sikurse të ishte faraoni”. Sipas historianëve “faraoni” qeveriste si një
“Strateg” në regjionin e “Ohrit dhe Pellagonisë”, dhe ndoshta këto organe
qeverisëse udhëhiqeshin nga njerëzit me origjinë jo greke. Kryepeshkopi
Teofilakt kishte shumë telashe nga “faraoni” që mund të shihet nga një letër që
ai shkroi pasi që “faraoni” u zëvendësua puna e tij u përmirësua shumë Po ashtu
në një letër nga Teofilakti dërguar Taronitulit (“Duka i Shkupit”), përmendet
një “egjiptian” që e ka mashtruar atë. Në një letër tjetër që i është shkruar
episkopit të Kerkiras, Teofilakti shkruan: “…për tërë këtë, më duhet të shkoj
te Cari, që do të thotë më duhet të shkoj përmes detit (haridba) ose të shkoj
përmes Egjiptit, një udhëtim shumë vështirë”. Duke pasur parasysh se Teofilakti
ishte në Ohër dhe i duhej të udhëtonte te Cari në Konstantinopol ai do të preferonte
një rrugë për tokë përmes Manastirit dhe Selanikut që ishte rruga më e shkurtë.
Nga kjo letër mund të supozojmë
se ka pasur një rrugë nëpër tokë nga Ohri deri në Konstantinopol si pjesë e
rrugës së vjetër romake Via Egnatia, e cila ishte e populluar me një numër të
madh të Egjiptianëve dhe për këtë arsye Teofilakti simbolikisht shkroi se
i duhej të udhëtonte “përmes Egjiptit në një udhëtim të vështirë”.
Në interpretimet e burimeve
historike të shekullit XIII dhe XIV nga shkenca moderne e sotme, mund të hasim
në shumë konfuzione, me nocione të pacaktuara dhe në dallime të paqarta. Ky fenomen
vjen si identifikim i romëve, me origjinë nga India veri-perëndimore si “egjiptian”.
Duke pasur parasysh se romët ishin të përjashtuar nga shoqëritë ballkanike dhe
evropiane edhe në atë kohë, disa nga romët dhe disa nga fiset e tyre preferonin
të paraqiteshin si “egjiptian” për një prestigj më të lartë në shoqëri, duke
fshehur origjinën e tyre indiane. Për arsye të kësaj “mimikrie etnike” qasja
ndaj burimeve historike nga kjo periudhë, duhet të jetë shumë e sensitive dhe
përfundimet duhet të bëhen me shumë kujdes, posaçërisht kur caktohen dallimet
ndërmjet romëve dhe komunitetit egjiptian të Ballkanit kur në burimet historike
ata përmenden si “egjiptian”. Në dokumentet e patriarkut të Konstatinopolit
Gregori i II Qiprioti, (1283-1289), përmendet një tatim i posaçëm që është mbledhur
nga të “ashtuquajturit egjiptianët dhe ciganët”, si dhe përvojat me rastin e
mbledhjes së këtyre tatimeve.
Në praktikumin e manastirit të
Ksiropotama në Athos, viti 1325-1330, është e shënuar se Ana, bija e
Limocervulit kishte një burrë “egjiptian”. Po ashtu, në tokën e manastirit
Larva jetonte “egjiptiani Nikolaus”. Në disa dokumente nga 5 nëntori i vitit
1362 nga arkiva e Dubrovnikut, Vllaho dhe Vitani përmendën si “egjiptian” që u
kërkohet nga gjykata (një anëtarë i quajtur Raden Bratoslaviq) ti kthejnë tetë
rrypa të mëdhenj argjendi.
Në versionin bullgar të
biografisë së Shën Barbarosit nga shekulli i XIV, që ka jetuar në shekullin e
IX përmendën një numër i madh i “Egjiptianëve”, që jetonin në bregdetin e
Durrësit. Ngatërrimi më i madh në interpretimin e burimeve historike është i
lidhur me vendbanimin e quajtur “Egjipti i vogël”. Një numër i madh i
dijetarëve mendojnë se “Egjipti i vogël” ka qenë në Peleponez ndërkaq ekzistojnë
hipoteza qe e vendosin këtë vendbanim ose në Izmir ose në Anthiohia.
Interpretimet lidhur me “Egjiptin e vogël” thonë se aty jetonin romët:
“…kryesisht një popullatë e varfër; burrat kryesisht ishin të njohur si farkëtarë
por merreshin edh me mbarimin e këpucëve dhe me arnime …. Von Harf kishte
informata se popullata rome erdhi në “Egjiptin e vogël” nga një vend i quajtur
Gupe – Dzipi, 50 kilometra nga Modonia që është rreth 120 kilometra nga
Naflio…” siç mund ta shohim nga shembujt më lart, ka deklarime të qarta dhe
përshkrime të qarta të individëve si “egjiptian”; disa dijetar i kanë
klasifikuar ata si rom, duke i shikuar burimet historike me një distancë prej
gjashtë shekujve! Këta dijetar të arsimuar në kornizën e modelit të
ashtuquajtur arian, ndërtuan një hipotezë pa asnjë argument të fortë dhe se
deklarimi i njerëzve në mesjetë si “egjiptian” është bërë nga valët e ndryshme
të migrimeve të romëve. Vala e parë e migrimeve përmes Azisë së Vogël,
Bullgarisë, Serbisë, Vllahisë dhe Moldavisë; në valën e dytë nga Egjipti ose “Egjipti
i Vogël” njerëzit deklaroheshin si “egjiptian” dhe ishin nga Peleponezi,
Shqipëria, IRJ e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi dhe Dalmacia dhe përgjatë
rrugëtimit ata e humbën gjuhën e tyre rome? Si do që të jetë, ndaj këtyre
burimeve historike nëse kemi një qasje kulturore dhe antropologjike dhe ndoshta
gjërat do të bëhen më të qarta. është e njohur që romët në shekullin XII dhe
XIV kanë jetuar një jetë endacake.
Ndikimet në asimilimin e
gjuhës dhe kulturës ose madje edhe në antrponominë e popujve endacak, janë
pothuaj të pamundshme. Këto procese janë tipare të popujve joendacak. Për këtë
arsye, shumica e burimeve historike të përmendura më lart kanë të bëjnë me
popullatën egjiptiane të Ballkanit, siç janë banorët e manastireve në
Ksiropotama dhe Lavra, ku shihet qartë se ata punon si bujq. Çështja në
dokumentet ku Vllaho dhe Vitani përmenden në arkivin e Dubrovnikut nga viti
1362, tregon qartë se bëhet fjalë për një joendacak të asimiluar dhe për
vendësit, sepse emrat e tyre kanë një etimologji sllave ose aromaniane/vllahe.
Një numër i madh i “Egjiptianëve” në zonën e Durrësit që kanë mund të flasin me
Shën Barbarosin në shekullin e IX nuk mund të ndërlidhen me popullatën rome, qe
në territorin e Shqipërisë së sotme kanë ardhur disa shekuj më vonë.
Regjioni “Gupe – Dzipi” që përmendet si toponim, që në mënyrë të drejtpërdrejt
tregon në drejtim të Egjiptit, e bënë të qartë se fjala është për popullatën
egjiptiane sepse të arrish një verifikim topografik është proces i gjatë me
shekuj. Në anën tjetër, ne përmendem se “Egjipti i Vogël” përmendet edhe në
Regjistrin e vendbanimeve të Perandorisë Bizantine, i përgatitur nga Stefani i
Bizantinit në shekullin e V. Nëse e pranojmë teorinë se “Egjipti i Vogël”
gjendet në Peleponez, atëherë shënimet e Herodit për origjinën e liderëve të
Dorianit, tregojnë qartazi lashtësinë e farkëtarëve nga “Grupe – Dzipi”.
Natyrisht ne nuk mund të injorojmë hipotezën se popullata rome ka migruar në
Peleponez në shekullin e XIV dhe më vonë u shpërnda legjendae Kontëve nga
“Egjipti i Vogël” për një prestigj më të madh në shoqërinë perëndimore
evropiane.
Deklarimi i preferuar si
“egjiptian” nga romët në shekujt XIII XV ka pasoja të mëdha në përzierjen
e Egjiptianëve të Ballkanit me romët dhe me këtë vije edhe deri tek ngatërrimi.
Ky ngatërrim është prezent dhe mund të gjendet në dokumentet e nga Perandoria
otomane. Otomanët i kanë identifikuar romët si Kopt ose “kibtijan” edhe legjislaturën
shtetërore si në rastin: “Defeteri-i mufassal-i esam-i mahsulat ve mersumat-i
Kibti-yan-i vilayet-i Rum-ili ki der efkaf-i merhumve magfur sulat Bayazid
Han…, ve efkaf ve emlak-i vuzera-i izam ve umera-i kiram ve Luva-i Kibtiyan ve
zuama ve erbab-i timar vaki’side est”, prej vitit 1522/1523. Edhe Sulltan
Sulejmani i Mardhërishmi, në vitin 1530 proklamoi “Kanunname-i Kibti-yani i
vilaet-i Rumeli” dhe në vitin 1541 „Kanun-i ser‘ asker- i Liva-i Cingane“.
Madje edhe nga i njëjti sulltan dy emra të ndryshëm etnik përdoren në dy
dokumente të ndryshme (“kib-tiyani” dhe “Cingane”). Duke lexuar tekstin, është
e qartë se legjislatori nuk ka bërë dallime etnike dhe normat e legjislacionit
kanë të bëjnë me popullatën endacake.
Për arsye të mënyrës endacake
të jetës, popullata rome kurrë nuk janë të ndërlidhur për tokë apo me ndonjë
spahi (zotëruesi feudal i tokave) dhe në raste shumë të rralla ka rom që janë
rajë ose bujq. Në pjesën e parë të shekullit të XIX, nën presionin e fuqive të
mëdha të asaj kohe në Evropë, Perandoria Otomane filloi të bëjë disa reformat
të sistemit politik, në kuptimin e respektimit të drejtave të njeriut. Në vitin
1839 u shpall Hatisherifi i Gylhanit me garancione për barazi të plotë para
ligjit për të gjithë qytetarët, së bashku me sigurinë dhe nderin për popullin.
Këto të drejta u zgjeruan me Hatihumijaumin në vitin 1856, me garancione për
barazinë e religjioneve, të drejtën për religjion dhe vetëdije, gjykata të
përziera, të drejtë për krishterët për të marrë pozita publike dhe te shërbejnë
në armatë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në këshillin e shtetit. Në këtë
kontekst ligjor dhe politik, më 3 korrik 1867 në një gazetë “Maqedonia” që
publikohet në Stamboll e gjejmë një letër, e nënshkruar nga “një egjiptian”.
Përmbajtja e letrës është për diskriminim racor ndaj Egjiptianëve në perandori
dhe për rolin e “kishës greke” në përjashtimin e Egjiptianëve nga të drejtat
fetare. Kjo letër e publikuar, është një dokument i vlefshëm për identitetin
egjiptian dhe për vetëdijesimin egjiptian në gjysmën e dytë të shekullit të
XIX.
Në fund të shekullit të XVIII
dhe në fillim të shekullit të XIX procesi i zhvillimit të kombeve modern filloi
në mesin e kombësive të ndryshme në Ballkan. Me këtë sistem, ndarja sipas
religjionit u bë shumë më pak mundshme. Ky proces njihet si rilindje kombëtare.
Posa u formuan shtetet e pavarura në shekullin e XIX, filloi një konflikt i
hapur ndërmjet tyre. Për secilin grup etnik, besnikëria ndaj grupit vinte në
rend të parë dhe besnikëria ndaj shtetit se ku jetonin deri atëherë, vinte në
vendin e dytë, nëse kishte diçka të tillë. Koncepti perëndimor (dhe imperial) i
besnikërisë ndaj shtetit pa marrë parasysh origjinën etnike, fetare etj, ishte
i çuditshëm tek popujt ballkanas, duke pasur mungese të precedentit të duhur
historikë në kushtet ekzistuese. Kjo çoj deri te shumë luftëra, ngritje dhe
konflikte ushtarake. Luftërat ballkanike 1912-1913, Lufta e parë botërorë ndërmjet
viteve 1914-1919, lufta greko-turke 1920-23, lufta e dytë botërore, 1939-1945
(1941-44 në Ballkan) ishin konflikte kryesisht etnike të natyrës së lartë
përmendur, p.sh. okupimet italiane dhe gjermane.
Në këtë kontekst politik, në
shtetet e Ballkanit, egjiptianët e Ballkanit nuk ia dolën të gjejnë “vendin nën
diell” për identitetin e tyre dhe për të drejtat e tyre kolektive në ndonjë shtet
të Ballkanit. Ata përsëri u bënë viktima të asimilimit, shkrirjes dhe përvetësimit.
Duke pas parasysh mbrojtjen e pakët që ata kishin si popull mysliman, ata
fshihnin identitetin e tyre etnik, deklaronin identitetin e tyre fetarë dhe në
shumicën e rasteve identifikoheshin si “Turq”. Ata që i takonin fesë katolike u
“shkrinë” totalisht brenda grupit dominues të shumicës në vendin ku ndodheshin.
Megjithatë, mund të vërehet shkëputja individuale pa ndonjë rezultat, siç është
vënë re në gazetën “Vecerna posta” (“Posta e mbrëmjes”) nga 20 dhjetori 1905 me
artikullin “Ne jemi kopt, kemi ardhur nga Egjiptit”. Situata në shtete e
Ballkanit është ndryshuar krejtësisht pas luftës së dytë botërore dhe adoptimit
të Deklaratës Universale të drejtave universale të njeriut 1948, si dhe të
kapitujve dhe konventave të tjera. E drejta për lirinë e identitetit, të
fjalës, publikimit, fesë, bindjes politike dhe e drejta për të protestuar kanë
filluar të respektohen. Përpjekjet për deklaratën dhe njohjen e identitetit
egjiptian janë vërë re në Shqipëri (1945), Bullgari (1955) dhe Kosovë (1961),
por pa ndonjë vetorganizimi serioz ose reagim.
Procesi e prezantimit publik
të identitetit të Egjiptianëve doli në shesh në vitin 1970 me përpjekjen e parë
për të pasur kodeks/grafe të veçantë për “egjiptianët” në regjistrimin në ish
Jugosllavi dhe në “ish republikën jugosllave të Maqedonisë në veçanti. Lëvizja
egjiptiane pranoi një shtytje pas kushtetutës së RSFJ të vitit 1974 (Art. 166,
170) ku krijoj të drejtën për çdo qytetar të deklaroj identitetin e tij etnik.
Disa egjiptian e mbajnë në mend se në regjistrimin e përgjithshëm në vitin 1981
disa nga ata kanë deklaruar vetën si “gjup ci”, por u klasifikuan si “Romë”. Të
tjerët deklaruan vetën si “Egipqani” (egjiptian) për herë të parë në “ish republikën
Jugosllave të Maqedonisë”, por nuk u regjistruan në rezultatet e përgjithshme
të regjistrimit dhe u klasifikuan si të “panjohur”. U bë e qartë se pa pasur
një regjistrim të qartë të përgjithshëm (për egjiptianët) ekzistenca e tyre nuk
do të bëhet e njohur publikisht. Me qëllim që të arrijnë këtë kodeks/grafe të
veçantë egjiptiane, njerëzit filluan të qarkullojnë peticione në “ish
republikën Jugosllave të Maqedonisë” dhe në Kosovë (afërisht rreth 4000 njerëz
nënshkruan peticionin në Kosovë. Këto peticione u ishin dërguar niveleve të
ndryshme qeveritare. Përpjekja për të krijuar një komunitet të veçantë
udhëhiqej nga asociacionet e reja, së pari në “ish republikën Jugosllave të
Maqedonisë” dhe më vonë edhe ne Ballkan.
Në vitin 1990 shoqata“Egjiptianët”
në Jugosllavi u themelua nga Nazim Arifi si kryetar dhe seli në Ohër. [Ill.
15]. “Shoqata e Egjiptianëve të Kosovës” u themelua më 21 tetor të vitit 1990
me kryetar Vesel Kadroli. Në të njëjtën kohë, klubi egjiptian u themelua në
Beograd dhe më vonë kjo u zgjerua në Unionin të Egjiptianëve” Esnaf”.
Në vitin 1991, në Strugë, u
themelua partia politike e Egjiptianëve, Partia e Lëvizjes Demokratike e
udhëhequr nga Napoleon Kamberi. Pas fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë më
1991, bazuar në organizatat ekzistuese të egjiptianeve në Jugosllavi, shoqata
të pavarura u themeluan në “ish republikën Jugosllave të Maqedonisë” dhe Serbi.
Në vitin 1992 udhëheqës i shoqatës së Egjiptianëve ishte Usni Zemoski ndërsa
Nazmi Arifi mbeti kryetar nderi. Në të njëjtën kohë ideja e identitetet të veçante
egjiptiane ishte shtrirë përtej kufijve të ish Jugosllavisë dhe shoqata të
ngjashme u formuan edhe në teritorin e Shqipërisë nga “Evgjitët”. E para u
themelua në Korçë me 28 qershor 1992. U përcoll nga shoqatat rajonale si
shoqata kulturo-arsimore “Orient” në Vlorë, shoqata e studenteve egjiptian në
Shqipëri, qe më vonë u bashkua në shoqatën kulturore të Egjiptianëve të
Shqipërisë “Nefreta” (psh. Nefertiti), e regjistruar me 22 Mars, 1993 me
kryetar Behar Sadikun. Në vitin 1992 u themelua komiteti i shqiptareve
egjiptian që më vone u bë “Partia për barazi, dinjitet dhe të drejta [Ill. 17].
Ne vitin 1998 në mënyrë
zyrtare u bashkuan shoqata të ndryshme dhe, në kongresin e Ohrit, u prezantua
formimi i Unionit të Egjiptianëve të Ballkanit. Në kongres morën pjesë përfaqësuesit
e të gjitha organizatave ekzistuese të egjiptianeve nga “ish republika
Jugosllave e Maqedonisë”, Shqipëria dhe Serbia. Rubin Zemon nga “ish republika
Jugosllave e Maqedonisë” u zgjodh kryetar i Unionit të Egjiptianëve të
Ballkanit dhe Behar Sadiku nga Shqipëria u zgjodh nënkryetar. [Ill. 18]. Paralelisht
nga ky fenomen kishte përpjekje të Egjiptianëve për formimin e mediave të tyre.
Në vitin 1995 shoqata e egjiptianeve jugosllav për Kosovën filloj të publikoj
revistën “ Zëri i Egjiptianëve jugosllav” dhe në vitin 1998 shoqata e Egjiptianëve
në “ish republikën Jugosllave të Maqedonisë” filloi të publikoj revistën” Zëri
i Egjiptianëve në Maqedoni”. Në vitin 1993, shoqata e Egjiptianëve ka kryer
regjistrimin e saj në Kosovë. Sipas këtij regjistrimi u shënuan rreth 120,000
egjiptian në Kosovë. Përfaqësuesi i Egjiptianëve në negociatat e Rambujes dhe
Parisit ishte Qerim Abazi [Ill. 16]. Emigrantët egjiptian të Ballkanit në
Evropën Perëndimore me vendqëndrim themeluan shoqatën e tyre në
Mulheim-an-der-Ruhr, në Gjermane, me kryetar Robertina Ashouri. Ekzistojnë
shumë organizata të Egjiptianëve nga Kosovë në Gjermani, Zvicër, Holandë dhe
Suedi, [Ill. 19]. Pas konfliktit në Kosovë të viti 1999 dhe vendosjes së
administratës ndërkombëtare, u formuan disa OJQ të reja egjiptiane.
Faktor më i rëndësishëm i
egjiptianeve në Kosovë është partia politike Iniciative e re Demokratike e
Kosovës (IRDK) Bislim Hoti [Ill. 21] ishte kryetari i parë i partisë. Ai
gjithashtu u bë anëtari i parë i parlamentit nga komuniteti egjiptian. Nga viti
2007 Xhevdet Neziraj [Ill. 22] u zgjodh kryetar i IRDK-së dhe u bë deputet i
Egjiptianëve ne Parlamentin e Kosovës. Me miratimin e ligjit për mbrojtjen e
pakicave kombëtare në Serbi, në maj të vitit 2006 Këshilli Kombëtar për pakicën
kombëtare egjiptiane u regjistra dhe Osman Seladi [Ill. 20] u zgjodh kryetar.
Këshilli ishte nën mbikëqyrjen e Ministrisë për të drejtat njerëzore dhe
minoritete dhe financohet nga shteti. Pas krizës në Kosovë, bashkësia
ndërkombëtare përkushtoi vëmendje më të madhe komunitetit egjiptian në Ballkan
nëpër vendet e ndryshme të Ballkanit. Si shembull ilustrimi mund të merren
Komiteti Këshillues i Këshillit të Evropës të Konventës Kornizë për Mbrojtjen e
Minoriteve Kombëtare, Komisioni Evropian kundër racizmi dhe Mostolerancës, etj.
Gati në të gjitha raportet për shtetet ballkanike kur jetojnë egjiptianët e
Ballkanit, çështjet shqetësuese janë identifikuar dhe rekomandimet janë
propozuar për zgjidhjen e këtyre problemeve. Raportet e tilla kanë identifikuar
çështjet dhe rekomandimet dhe janë veçanërisht të dedikuara.