Një(1) Një(1) Dyshi(2) i politikave sociale

Irdk

Fayli Stollaj

e martë, 26 maj 2026

Ne nuk e kemi luksin të jemi indiferent. Nuk mund të ndalemi sepse kemi ende familje që luftojnë me varfërinë. Kemi të rinj që e ndalin në fillim, ose pakëz më vonë shkollimin. Kemi njerëz që ende ndihen të padukshëm në shtetin e tyre.

Me dekada të tëra, komunitete te varfra, ndër të cilat edhe komuniteti Egjiptian, janë mbet në margjina të shoqërisë dhe kanë jetuar në heshtje në mes të papunësisë, varfërisë, mungesës së shkollimit dhe ndjenjës se askush nuk i dëgjon. Shumë familje janë detyruar të mbijetojnë, e jo të jetojnë me dinjitet. Shumë të rinj janë rritë me ndjenjën se ëndrrat e tyre vlejnë më pak vetëm pse kanë lindur në një komunitet të caktuar.

Gjenerata jonë e ka kuptuar se komuniteti nuk ngritët duke pritur mëshirë nga të tjerët. E kemi kuptuar se ne ngritëmi vetëm atëherë kur aktivisht i qojmë problemet tona drejt trajtimit dhe gjejmë rrugën e duhur  të zgjidhjes. Për më shumë se pesë vite, ne e kemi kuptuar se rruga e vetme për të gjetur balancën e dallimeve të theksuara në shoqërinë tonë është mbështetje e politikave që na jepin mundësi reale për arsimim, punësim, përfaqësim dhe dinjitet.

Kur shteti investon në politika sociale, në bursa për studentë, në mbështetje për familjet, në përfshirje institucionale dhe në mundësi për ata që për dekada kanë qenë në margjina, atëherë kjo është mundësia reale për të ndryshuar fatin e një gjenerate të tërë.

Ne duhet të kuptojmë se askush nuk e ndërton të ardhmen tonë nëse ne nuk e kemi kuptuar dhe nuk e mbështesim atë që është në interesin tonë kolektiv.

Për herë të parë, një përfaqësues i komunitetit Egjiptian, Elbert Krasniqi, nuk u emërua Ministër  vetëm sa për fotografi apo formalitet. Atij iu besua përgjegjësi reale shtetërore, në një nga periudhat më të ndjeshme për Kosovën, në periudhën e integrimit të Veriut. Dhe kjo ka peshë. Kjo është dëshmi se zëri ynë mund të ketë ndikim real atëherë kur ekziston vullnet politik.

Ne nuk e kemi luksin të jemi indiferent. Nuk mund të ndalemi sepse kemi ende familje që luftojnë me varfërinë. Kemi të rinj që e ndalin në fillim, ose pakëz më vonë shkollimin. Kemi njerëz që ende ndihen të padukshëm në shtetin e tyre.

Ne jemi dëshmitar të Qeverisë aktuale, pjesë e së cilës është edhe IRDK, me ministrin Elbert Krasniqi, për politikat sociale, nga të cilat po mbështetet  edhe komuniteti Egjiptian. Ne jemi dëshmitar të masave specifike të Qeverisë së Kosovës për komunitetin Egjiptian, të cilat janë adresuar nga IRDK, siç është mbështetja e Kuzhinave popullore, mbështetja e studenteve të komunitetit Egjiptian me bursa, subvencionimi i familjeve të komuniteteve për ndërtimin e shtëpive dhe mbështetja në përmirësimin e infrastrukturës.

Fakti se politikat sociale janë esenciale për ngritjen e komuniteteve të mbetura për dekada në margjina të shoqërisë, mbështetja e politikave sociale nuk është çështje partie. Është çështje dinjiteti. Është çështje e së ardhmes. Është çështje e fëmijëve tanë.

Komuniteti Egjiptian që ka vuajtur nga pabarazia, ka më së shumti nevojë për solidaritet, vetëdije dhe guxim për të mbështetur rrugën që i ofron IRDK drejt një jete më të mirë, më të drejtë, të Barabartë dhe të Dinjitetshme.

 


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2026 - Fazli Stollaj