Në Klinë është mbajtur tubim zgjedhor i IRDK-së për të prezantuar kandidatët dhe programin e IRDK-së për zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025. Në tubim morën pjesë: Kryetari Elbert Krasniqi, deputeti Fridon Lala, kandidatët për deputet Vebi Alaj, Hsnije Berisha, Pranvera Kershi, Valmir Rama, Abedin Neziraj dhe kandidat të tjerë nga lista e IRDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryetari Elbert Krasniqi ndër të tjera theksoi se ngado që shkojmë po na presin të gatshëm, të gëzuar dhe kjo është garancë se jemi të parët!
Klina kësaj radhe është kryefjalë, përherë entuziaste dhe tashmë edhe më e fuqishme me kandidatët e saj. Jam krenar me listën tonë të fitores. Jam komod me rrugëtimin tonë politik kur shoh që strukturave tona të IRDK-së në Klinë i prin Halili, Merita dhe Vehbia dhe shumë aktivistë e aktiviste që punojnë për fitorën tonë historike!