Në Pejë është mbajtue një takim me kandidatët për deputet nga radhët e IRDK-së, për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Të pranishmive iu është drejtuar kryetari i IRDK-së, ministri Elbert Krasniqi, zëvendëskryetari dhe deputeti i IRDK-së Fridon Lala dhe kandidat të tjerë.
Kryetari Elbert Krasniqi ndër të tjera ka theksuar se tani kemi një atmosferë briliante ku energjia për fitore është e pranishme tek secili kandidat, lista jonë dëshmon diferencën tonë me partitë e tjera.
Me 09 shkurt, IRDK do të përfaqësohet me dy deputetë në Kuvend, dhe ky zotim i yni tashmë është fakt i pamohueshëm.