Në 13 vjetorin e
ndarjes nga jeta të Ibish Bajramit, kryetari i IRDK-së, Elbert Krasniqi me
bashkëpunëtor dhe familjar, kanë bërë homazhe te varri i Ibish Bajramit.
Kryetari Elbert
Krasniqi në këtë rast theksoi se 13 vite është periudhë e gjatë megjithatë
kujtimet për Ibishin i kemi shumë të freskëta. Falë angazhimit të Ibish
Bajramit me shokë, sot jemi në një situatë shumë të mirë si komunitet dhe si
parti politike.
Xhevdet Neziraj, një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të
Ibish Bajramit ka falënderuar gjeneratën e re që janë në krye të IRDK-së të
cilët nuk po i harrojnë gjeneratën e vjetër dhe po udhëhiqen nga idealet e
Ibish Bajramit.
Kumrije Bajrami,
bashkëshortja e Ibish Bajramit falënderoj udhëheqësit e IRDK-së që në asnjë
përvjetor nuk po e harrojnë Ibishin dhe idealet e Ibishin po i qojnë në vend.