Me datën 4 tetor 2024 është bërë ceremonia e hapjes së zyrës së IRDK, dega në Istog. Kryetari i degës së IRDK-së në Istog, Lush Çukaj me bashkëpunëtor të Kryesisë, e kanë mirëprit kryetarin e IRDK-së ministrin Elbert Krasniq, zëvendëskryetarin e IRDK-së, deputetin Fridon Lala dhe shumë aktivist të degës së IRDK-së në Istog. Degës së IRDK-së në Istog iu bashkuan edhe mjeku Jetmir Fazlijaj dhe laboranti Muhamet Muja të cilët do të japin kontributin
e tyre në të mirë të komunitetit. Selia e zyrës së IRDK-së është në Gurrakoc dhe ajo do të jetë në dispozicion të anëtarësisë së IRDK-së për të marrë informacione dhe për të kryer shërbime.