Shënohet 24 Qershori, Dita e Egjiptianëve të Ballkanit

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e hënë, 24 qershor 2024

Në nderim të 24 Qershorit, IRDK ka organizuar aktivitete të ndryshme nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në nderim të 24 Qershorit, IRDK ka organizuar aktivitete të ndryshme nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Me datën 22 Qershor, kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi i shoqëruar nga deputeti i IRDK-së në Parlamentin e Kosovës Fridon Lala dhe bashkëpunëtor tjerë, i kanë takuar disa familjar në komunën e Istogut dhe në komunën e Klinës të cilët janë përfitues nga programi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilën e drejton Ministri Elbert Krasniqi. Ministri Elbert Krasniqi uroj shtëpitë e reja për familjet Bajramaj, Shaqiri dhe Ganaj nga komuna e Istogut dhe familjet Lani, Abazaj dhe Litaj nga komuna e Klinës. Në prag të festës tonë, 24 Qershori, urimi më i mirë për këto familje është se po krijon kushte më të mira për banim për këto familje të cilat për shumë vite jetuan në kushte të renda, theksoj ministri Elbert Krasniqi.

Në mbrëmje, për të festuar 24 Qershorin dhe për të bashkëbiseduar, ministri Elbert Krasniqi bashk me deputetin Fridon Lala dhe bashkëpunëtor tjerë takuat në Klinë veprimtar e aktivist nga komuna e Klinës dhe komunës së Istogut. Në këtë takim festiv të gjithë të pranishmit shkëmbyen urime për festën tonë dhe bashkëbiseduan me ministrin dhe deputetin e tyre.

Me datën 23 Qershor, kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi, deputeti Fridon Lala dhe bashkëpunëtor tjerë qëndruan pranë lapidarit të Qazim Sykaj në Novosellë të Pejës, i ekzekutuar nga paramilitarët serb në vitin 1998. Vrasja e Qazimit në kohë shumë të vështira për popullin e Kosovës dëshmon që edhe komuniteti Egjiptian ishte viktimë dhe vuajti shumë në periudha të vështira, prandaj emri i Qazim Sykaj duhet të kujtohet dhe të shërbej për motivim të atdhedashurisë pasi që Kosova është atdheu ynë i vetëm, theksoi ministri Elbert Krasniqi.

Në të njëjtën ditë, kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi, deputeti Fridon Lala dhe bashkëpunëtor tjerë bënë nderime të varri i  Imer Alijaj, Ibish Bajramit, Ramiz Zizakut, Bajram Imeraj dhe Mujë Qakollit, të cilët dhanë kontribut të madh në organizimin e Egjiptianëve në Kosovë.

Në mbrëmja të datës 23 Qershor, Kryesia e IRDK-së priti në një tubim në Pejë themeluesit e IRDK-së të cilët ende janë në mesin tonë për të festuar me ata 24 Qershorin dhe për të shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në themelimin e bazës politike. Të pranishëm në takim ishin Ramë Berisha, Hasan Kershi, Zymer Krasniqi, Rrustem Kerellaj, Nazif Fetahu, Muharrem Shala, Emin Sefaj dhe me mirënjohje u nderuan Kumrije Bajrami, Bislim Hoti, Hasan Kërshi, Zymer Krasniqi, Emin Sefa, Ramë Berisha, Muharrem Shala, Nazif Fetahu, Rustem Kerellaj, Muhamet Maleshaj, Sami Radi, Daut Luboja, Flamur Ajetaj, Selim Golla, Gani Sejdiu, Shemsi Kopili, Naser Kongjeli, Muhamet Salihu, Gazmend Dervishi, Afrim Kryeziu, Muharrem Prizreni, Muzli Ferizaj dhe Bedri Mustafa.

Me 24 Qershor, kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi, deputeti Fridon Lala dhe bashkëpunëtor tjerë kanë bërë homazhe të lapidari i dëshmorit Xhevdet Hoti në Jabllanicë të Gjakovës dhe kanë takuar pjesëtarët e UÇK-së nga radhët e komunitetit Egjiptian nga familja Hoti, Rrustemi nga komuna e Gjakovës dhe familjen Tetaj nga komuna e Deçanit të cilët janë përfitues nga programi për ndërtim të shepive nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në mesazhin e kryetarit të IRDK-së, Elbert Krasniqi për 24 Qershorin, nder të tjera theksohet: Ditët memoriale janë më madhështore se datat festive, janë simbolike mirëpo edhe substanciale, janë histori, filozofi dhe politikë, apo thënë ndryshe janë ditë reflektimi për të kaluarën, përgjegjësi kolektive për të tashmen dhe vizion i guximshëm për të ardhmen.

Deputeti Fridon Lala, në mesazhin e drejtua komunitetit Egjiptian në rastin e 24 Qershorit theksohet: Sot, falë kontributit të palodhur ndër vite të shumë aktivistëve, komuniteti egjiptian në Kosovë është kategori kushtetuese, forcë politike dhe pjesë e çdo hapi historik të republikës sonë. Si përfaqësues politikë, ngelemi të përkushtuar të punojmë në përmirësimin e mirëqenies dhe krijimin e kushteve të barabarta.

Mesazhe urimi për 24 Qershorin ka dhënë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili thotë: Në Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian në Kosovë festojmë kontributin e vazhdueshëm dhe rolin qenësor të pjesëtarëve të tij në shoqërinë tonë, në shtetin tonë.  Gjatë këtyre më shumë se tri vjet qeverisje, mirënjohjen ndaj jush e kemi shprehur me mbështetje institucionale në arsim përmes bursave të studimit e qendrave të mësimit, në mirëqenie përmes punësimit dhe programeve për praktikë në punë, ndërtimit dhe renovimit të shtëpive dhe projekteve infrastrukturore, e në ndërmarrësi përmes granteve për biznese të vogla. Republika jonë është republikë e të gjithëve. Zhvillimi dhe progresi është i qëndrueshëm atëherë kur është i gjithmbarshëm. Në këtë ditë i gëzohemi arritjeve të përbashkëta, rreshtohemi përballë sfidave dhe zotohemi për punë dhe bashkëpunim në përmirësimin e mëtejmë të mirëqenies, pozitës dhe mundësive tuaja në vendin tonë.

Edhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar për 24 Qershor. Në mesazhin e tij ndër të tjera thekson: Jemi mirënjohës e falënderues për kontributin e secilit komunitet në ndërtimin e zhvillimin e ushtrisë por dhe të gjithë vendit.  Në këtë ditë veçanërisht shprehi mirënjohje për kontributin e komunitetit egjiptian në secilën etapë të shtetndërtimit të Kosovës, në periudhë lufte krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe tani me pjesëtarë aktiv në FSK. Sakrifica e dëshmorëve të rënë nga rradhët e komunitetit egjiptian për lirinë e pavarësinë e Kosovës nuk do të harrohet kurrë. Dëshmori egjiptian, Xhevdet Hoti, dhe shokët e tij do të mbesin pjesë e pashlyer e historisë sonë.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj