Fazli Stollaj
Ndjenja e veçantisë etnike,
e fshehur në ndërgjegjen tonë, u përcjell nëpër gjenerata dhe ishte e nevojshme që të manifestohej
publikisht sepse këtë e kërkonte nevoja e të jetuarit me dinjitet. Popuj dhe
grupe të caktuara janë identifikuar në bazë të personaliteteve të njohura të
cilët kanë lenë gjurmë me veprat e tyre gjatë periudhës së të jetuarit.
Intelektualet të cilët arritën të akumulojnë dituri gjatë shkollimit dhe karrierës
së tyre, e që bënë mund të madh për të gënjyer veten e tyre për
identifikim me një grup etnik që realisht nuk i takojnë, nuk arritën të fitojnë
epitetin e personalitetit.
Ata të cilët nuk e peshuan karrierën dhe
përparësitë e ofruara në periudhën e të jetuarit ,me dëshirën e madhe te tyre
për dinjitet të grupit që i takon, ata lanë gjurmë në periudhën e jetës së tyre
dhe fituan epitetin e personalitetit. Njeri prej tyre që la gjurmë në jetën e
tij për të zgjuar vetëdijen kombëtare është padyshim Nazmi Arifi nga Ohri i
Maqedonisë.
Në prag të 24 Qershorit
"Ditës së Egjiptianëve të Ballkanit", është e nevojshme që të dimë më
shumë për këtë personalitet për shkak se 24 Qershori është "vepër" e
Nazmi Arifit. Personaliteti i Nazmi Arifit i nxori në dritë dëshirën dhe
vullnetin e tij për dinjitet të popullit të tij. Ai ishte i prirë nga e drejta
e popullit për të deklaruar përkatësinë e tyre etnike që ishte mohu në
regjistrimet e popullsisë. Nazmi Arifi arriti që me 24 Qershor 1990 të themeloj
Shoqatën e Egjiptianëve në shtetin e Jugosllavisë, atëherë kur vetëm sa u lejua
krijimi i asociacioneve dhe organizatave politike, por që nuk ishin veprime
aspak të pa rrezikshme nga regjimi i asaj kohe. Nga rrënjët e 24 Qershorit kanë
buruar të gjitha lëvizjet dhe organizatat e popullit tonë në Ballkan, e që pas vitit 1999 në Kosovë me dy
identitete: egjiptian dhe ashkali.
Në prag të 24 Qershorit po e
sjellim një biografi të shkurtër të personalitetit të popullit tonë Nazmi Arifi
Nazmi Arifi është lindur në
Strugë, Maqedoni, me 17.02.1939. E ka mbaruar shkollën e mesme elektro-makiniste
në Shkup me 1961. Ka qenë aktiv në punën
e shumë organizatave shoqëroro-politike, anëtar i Kryesisë së Unionit të vëzhguesve
(skauteve) të Maqedonisë dhe RSF të Jugosllavisë; anëtar i Kryesisë së Maqedonisë dhe te Jugosllavisë. Ne vitin
1982 është shpërblyer me medalje për Merita të Popullit, nga Kryesia e RSF te
Jugosllavisë.
Është themelues dhe kryetari
i parë i Shoqatës së Egjiptianëve të Jugosllavisë në vitin 1990.

Kuvendi i Ohrit, 24 Qershor 1990, Ohër, Maqedoni

Ymer Komina, Usni Zemoski, Nazmi Arifi, Reshat Abazi dhe Baki Osmani, Ohër, 24 Qershor 1990
Me 20 nëntor 1990 i ndodhi aksident
i rendë dhe mbetet invalid në gjendje të rendë.

Ne vitin 1996 është recensor i
librit të parë shkencor për Egjiptianët e Ballkanit “Përmbledhja e punimeve për
etnogjenezën e Egjiptianëve në Maqedoni”. Me datën 27.09.1998 është proklamuar
si anëtar nderi i Unionit Ballkano- Egjiptian.
Vdiq në Ohër me 05.11.2006.
